Te investoj diaspora ! Shpesh nga vendlindja ndëgjoj zëra qe…

Te investoj diaspora !

Shpesh nga vendlindja ndëgjoj zëra qe te investoj diaspora ne vendlindje. Një investim i tillë do te ishte shpresëdhënës dhe inkurajues për bashkëvendësit tone qe te u ofrohet një mundësi elementare siç është punësimi, kushte ky i domosdoshëm për mbijetesë. Ne fakt edhe diasporë apo me mire thënë biznesmenët tone te suksesshëm besoj qe dëshirojnë te investojnë ne vendlindje.
Për te investuar duhet krijuar një klimë te përshtatshme për investime sepse nuk besoj qe do te investoj ndokush nëse nuk krijohet klimë e përshtatshëme institucionale për zhvillimin e një biznesi serioz dhe afatgjatë. Krijohet përshtypja qe autoriteteve te shtetit malazias nuk i intereson për krijimin e një klime te përshtatshme per tërheqjen e kapitalit të diasporës për te investuar, këtë e them sepse kurrë botes se biznesit nga Plave Gucia nuk i afrohet ndonjë projekt investimi vetëmse çdo gjë shkon ne stilin dhe mentalitetin ballkanik “me te njofeshem”
Deklarimet dhe zërat qe dëgjoj qe te hapen vende pune përmes formave te organizuara apo aksioneve apo fushatave qe i quajmë ne në zhargonin e rëndomtë janë thirrje te pa qëndrueshme dhe te pa realizueshme sepse çdo investim duhet te ketë titullar te pronës apo investuesit dhe menjëherë një investim i tillë do ngritëte kontest pronësor.

E Gjonbalaj

Leave a Comment