Zyrtarët më të lartë të Socialdemokratëve në Mal të Zi në Komunën e Plavës, janë larguar nga kjo parti pasi nuk janë të kënaqur me listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare. Nga kjo parti janë larguar 14 anëtarë, duke filluar nga kryetari i këshillit komunal të kësaj partie në Plavë, Omer Mehmedoviq, kryetari i Komunës, Mirsad Bajraktareviq, nënkryetari Bllazho Stijoviq, drejtori i parkut nacional “Bjeshkët Nemuna” Admir Laliçiq dhe të tjerë. Ato u kanë bërë thirrje edhe anëtarëve të tjerë të kësaj partie në Plavë që të bëjnë të njëjtën gjë, kurse në periudhën e ardhëshme kanë premtuar se do të dalin me njoftim të ri në lidhje me hapat e tjerë që do të ndërmarrin.
Të pakënaqur me listën zgjedhore, zyrtarët e Plavës largohen nga Socialdemokratët
