Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se ka takuar në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq me ftesë të emisarit special për dialogun, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se kërkon që menjëherë të raportojë në Kuvend lidhur me takimin e sotëm.
” Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump”, thotë Thaçi.
Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.
Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.
Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë.
SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH