Në Ulqin ka disa ditë që koha është më shira të shumta dhe në pjesën e fshatrave përreth lumit Buna situata është përkeqësuar mjaft, shkruan Ulqini Online.
Por një situatë aspak e mirë është edhe në një pjesë të Kalasë së Ulqinit. Nga një video material të postuar nga Emir Vogliq shihet se një pjesë e murit rrethues së Kalasë së Ulqinit është shembur dhe rrezikon seriozisht vazhdimi e shembjes së murit në tërësi në atë pjesë.