Vdes Sylë Zhitia, zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes

Sylë Zhitia ishte zyrtarë i lartë në ministrisë e Mbrojtjes dhe ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.

Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella, Familjes, shokëve, miqve dhe farefisit.

Sylë Zhitia ishte vëllau i dëshmorit Afrim Zhitia, i cili ka lindur në vitin 1965 në fshatin Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.

Më 2 nëntor të vitit 1989, Afrimi Zhitia dhe Fahri Fahriu, u rrethuan në lagjen Kodra e Diellit nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku bie heroikisht të dy atdhetarët.