Dukaj: Shkolla në Dacaj do të rindërtohet plotësisht, sipas projektit që Ministria e Arsimit ka përgatitur

Drejtori i Shkollës Fillore ”Dacaj” në Dacaj të Rozhajës, Haxhi Lajçi deklaroi se menjëherë me të dëgjuar lajmin se zjarri ka kapluar ndrtesën e shkollës, e kanë kontatuar Ministri i arsimit Damir Shehoviq dhe Marash Dukaj – Drejtor gjeneral në drejtorinë e arsimit.

Që të dy kanë shprehur keqardhje për dëmtimet e Insititucioni Publik Shkollës Fillore “Dacaj “, njëkohësisht kanë premtuar dhe siguruar se shumë shpejt këtyre ditëve do të hapet tënderi për fillimin e punëve për ndërtimin e shkollës ,në mënyrë që në muajin shtator nxënësit të kenë shkollën e restauruar sipas planit të rekonstruktimit të plotë i cili është gatshëm nga ana e Ministrisësë Arsimit nga muaji prill i vitit të kaluar, tha Lajçi.

Objekti i shkollës ka pësuar dëmtime të shumëta,por më së shumti është dëmtuar dhe asgjësuar në tërësi arkivi i shkollës ,i cili ka rëndësi të madhe për historikun të punës së vet më shumë se një gjysmë shekulli.

Ky dëmtim ,mendoj unë,është atak në Shtetin e Malit të Zi ,atak i ekzitiminit tonë si shqiptarë , atak të fëmijët dhe prindërit tanë ,atak në Institucion Publik arsimoro-edukativ i vetëm në gjuhën shqipe ,i cili Institucion ka pasur dhe do të ketë përherë përkrahje të madhe nga shumë dashamirë të edukimit dhe arsimit shqip të Shtetit tonë dhe më gjërë në Europë e deri në Amerikë .

Unë atyre ju kam deklaruar se dyshoj që zjarri është shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut sepse kam vërejtur shenja të qarta të dëmtimit të grilave nga ana e pasme e dritarës së shkollës, shprehet Lajçi./Malesia Me

Fotografia e Ali Daci
Fotografia e Shkolla Fillore Dacaj Rozhajë