Vujanoviq: KRIMI NË PLAVË DHE GUCI ANË E ERRËT E HISTORISË MALAZEZE

Në një nga prononcimet e rralla të zyrtareve malazez për krimet e kryera në trevën tonë të Plavë Gucisë është edhe kjo deklarate e ish presidentit malazez Fillip Jovanoviq. Edhe pse e deklaruar kohe më parë është relevante të  thuhet por edhe të mos harrohet kurrë gjenocidi I bërë ndaj Plavë Gucisë nga shteti malazez me 1912/13 por edhe ne periudha të ndryshme të historisë tE qëndresës e mbijetesës së Plavë Gucisë.

Deklarimi i  Vujanoviq

Në zonën e Plavës dhe Gucisë para një shekulli ka ndodhur krim i tmerrshëm ndaj qytetarëve të fesë islame dhe kjo padyshim është pjesë e errët e historisë malazeze, kishte deklaruar ish kryetrai mamazez Fillip Vujanoviq.

“Në këtë aspekt dua të deklaroj që Mali i Zi ka treguar qartë që ajo çfarë ka ndodhur në zonën e Plavës dhe Gucisë para një shekulli paraqet krim të tmerrshëm ndaj qytetarëve që asokohe jetonin në këto hapësira, e ishin të konfesionit islam, të cilët në atë kohë janë vra dhe përzënë në numër të madh si dhe janë pagëzuar me dhunë” kishte deklaruar Vujanoviq..

Vujanoviq vlerësoi që kjo është pjesë e errët e historisë malaziase “e cila në kohën e mbretërisë është cilësuar si e tillë”.