Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në në Doha të Katarit

Distria e artë në Doha

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin që po mbahet në Doha të Katarit. Krasniqi në finalen e kategorisë deri në 48 kilogramë e mposhti me ippon garuesen nga Japonia, Funa Tonaki.

Ndërkohë, dy garueset tjera të Kosovës, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova do të luftojnë për medalje të bronzta në kategoritë e tyre.

15:19

Distria e artë në Doha

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin që po mbahet në Doha të Katarit. Krasniqi në finalen e kategorisë deri në 48 kilogramë e mposhti me ippon garuesen nga Japonia, Funa Tonaki.

Ndërkohë, dy garueset tjera të Kosovës, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova do të luftojnë për medalje të bronzta në kategoritë e tyre.

14:04

Majlinda ndalet në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë në Mastersin që po mbahet në Doha të Katarit.

Në luftën gjysmëfinale, Kelmendi e ha humbur luftën me dënime nga francezja Amandine Bouchard.

Kelmendi do të luftojë për medalje të bronztë me xhudisten nga Belgjika, Charline van Snick. Për

Kelmendin kjo është gara e parë pas një pauze më tepër se një vit.

13:17

Gjakova mposhtet në gjysmëfinale të Mastersit

Nora Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Mastersit në Doha.

Gjakova në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë pësoi me “ippon” nga japonezja Tasukasa Yoshida. Gjakova do të luftojë për medalje të bronztë me portugezen Telma Monteiro.

13:02

Distria Krasniqi në finale të Mastersit

Distria Krasniqi ka arritur në finale të Mastersit së xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Distria në gjysmëfinale të kategorisë deri 48 kilogramë mposhti francezen Melanie Clement me ippon pas 3:01 minuta luftë. Në finale do të përballet me japonezen Funa Tonaki.

Nora Gjakova ka arritur në gjysmëfinale në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Majlinda Kelmendi gjendet në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë.

12:13

Kelmendi mposht polaken Perenc, arrin në çerekfinale

Majlinda Kelmendi ka triumfuar ndaj polakes Agata Perenc pas 5:17 minuta luftë me një Waza-ari, duke arritur në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Për Kelmendin është paraqitja e parë në një garë pas më tepër se një vit pauzë.

Kampionia olimpike, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, në meçin e parë e mposhti rumunen Andreea Chitu.

11:41

Krasniqi në gjysmëfinale të Mastersit

Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Mastersit në Doha.

Distria në çerekfinale në kategorinë deri 48 kilogramë mposhti portugezen Catarina Costa me një Waza-ari.

11:27

Gjakova mposht serben Perishiq, kalon në çerekfinale

Nora Gjakova ka mposhtur serben Marica Perishiq, në rrethin e dytë të Mastersit të xhudos në Doha. Gjakova triumfoi në luftën e kategorisë deri 57 kilogramë pas 4:23 minutave luftë, pasi serbja Perishiq mori tri dënime.

Në çerekfinale në kategorinë deri 48 kilogramë gjendet Distria Krasniqi, ndërsa Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë është në 1/8 e finales.

10:10

Krasniqi kalon në çerekfinale të Mastersit në Doha

Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Krasniqi, që është numër një në renditjen botërore në kategorinë deri 48 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë e mposhti me “Ippon”, sllovenen Marusa Stangar.

Në kategorinë deri 52 kilogramë Majlinda Kelmendi, pas një mungese mbi njëvjeçare, i është kthyer garave. Ajo në raundin e parë e mposhti rumunen Andreea Chitu.

Sot garon edhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovoolympiccommittee%2Fvideos%2F2553979481561196%2F&show_text=false&width=560

09:49

Kelmendi kalon pengesën e parë në Mastersin në Doha

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi e ka kaluar pengesën e parë në Mastersin e xhudos në Doha që ka nisur sot.

Kelmendi në raundin e parë, në kategorinë deri 52 kilogramë, e mposhti Andreea Chitun e Rumanisë, pas 5:18 minutave luftë. Chitu mori tri dënime dhe si pasojë Kelmendi u shpall fituese.

Sot pos Majlindës, garon edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në atë deri 57 kilogramë.