Plava e Gucia edhe sonte pa rrymë

Plavë Guci 11 Janar 2021

Për shkak të  prishjes në lartëpërçues “Andievicë-Plavë” tash e disa ditë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i Plavës e Gucisë.

Sot përsëri ka mungesë të rrymës ndërsa ekipet e CEDIS-it nuk kanë arritur ta evitojnë prishjen.

“Ekipet e mirëmbajtjes së lartëpërçuesit 35 kilovatësh nuk kanë arritur ta riparojnë defektin në lartëpërçuesin “Andrievicë-Plavë”. Përkundër angazhimit e mundit, për shkak të kushteve të vështira të punës në terren, të mjegullës dhe të errësirës, ekipet janë detyruar të kthehen nga terreni pa kryer punë.

Prishja në lartēpërçues në lokalitetin Previ ka ndodhur për shkak të dëmtimit të përçuesve si pasojë e rënies së drunjëve nga pesha e borës e cila ka rënë. Ekipet nesër do të vazhdojnë punën në riparimin e përçuesve të dëmtuara.

Kërkojmë ndjesë nga konsumatorët e rajonit te Plavë e Gucisë për shkak të gjendjes së krijuar”, është kumtuar mbrëmë nga CEDIS, njofton Plava e Gucia Sot