Nesër rifillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë

Prishtinë 23 Prill 2018

Pas një ndërprerje të gjatë si rrjedhojë e mos vullnetit të qeverive paraprake, gjegjësisht të qeverisë së ish kryeministrit  Isa Mustafa, më në fund Ministria e Infrastrukturës e Republikës së Kosovës  nesër 24 Prill 2018 do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të rifillimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës Deçan – Plavë.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet tek “Hidrocentrali Lumbardhi” (ish-Kozhnjeri), kilometri i gjashtë, me fillim nga ora 11:00, na e konfirmoi për faqen “Plava e Gucia Sot”  deputeti zt Rasim M Selmanaj.

Po ashtu nesër në këtë ceremoni do marr pjesë edhe kryemistri i Republikës së Kosovës zt Ramush Haradinaj

(foto pamje nga një pjesë  rrugës së përfunduar. Në foto deputetit Rasim M Selmanaj)

 

/Plava e Gucia Sot