Festë madhe në Tetovë, Shkëndija kampione e Maqedonisë në futboll (Video)

Ekipi shqiptar i Shkëndijës së Tetovës është shpallur kampion i Maqedonisë në futboll.

Tetovarët triumfuan në ndeshjen ndaj Shkupit, duke e çuar në 26 pikë diferencën me Varadarin e vendit të dytë, shkruan noa.

Një triumf i merituar ky i Shkëndijës që ka dominuar kampionatin maqedonas duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment diferencën me ndjekësit.

Për Shkëndijën ky është titulli i dytë në historinë e saj, pas atij në sezonin 2010/2011.

Ekipi që ka uniformë ngjyrat kuqezi të flamurit tonë kombëtar është themeluar në vitin 1979 nga shqiptarët në Tetovë.

 

https://video.gjirafa.com/koha?video=shkendija-kampione-e-maqedonise-per-here-te-dyte