30 mije aksionare te Kripores se Ulqinit, kerrkojne demshperblim nga Komuna e Ulqinit

Me vendimin e Kuvendit te Komunes se Ulqinit, kriporja nga gushti i ketij viti duhet te kaloje ne menaxhinin e Komunes se Ulqinit si park i natyres, duke formuar keshtu edhe nje ndermarrje te re. Mirepo gjate dites se sotme Shoqerite aksionare CAMA, Eurofond dhe Trend kane dale sot me nje deklarate te perbashket permes te ciles kerkojne nga Komuna e Ulqinit te beje kompensimin e aksioneve te Kripores se Ulqinit te cilat ata i kane blere permes burses.

Duke pasur parasysh që Komuna e Ulqinit po e merr  pronën private – kriporen “Bajo Sekulic”, aksionarët presin kompensimin  dhe perkujtojnë ne falimentimin ekzistues, sepse ashtu sic kane të drejtë kreditoret të mbrojnë interesat e tyre përmes masave të falimentimit, edhe ne aksionaret gjithashtu besojmë se kemi të drejtë të mbrojme  interesat tona, tha kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Eurofundit Nenad Stibilj. 

“Komuna e Ulqinit ka marre vendim për menaxhimin me pronen e huaj, dhe te gjithe e dime se Kriporja nuk është pronë e shtetit. Faktin që Kriporja eshte privatizuar, e mohon Komuna e Ulqinit, dhe kështu është duke hetuar dhe rishikuar në mënyrë të heshtur vendimet e shtetit nga dy dekada më parë ”, deklaroi ai. 

Sipas tij, vendimi për privatizim nuk ishte iniciuar nga fondet, aksionarët e vegjel apo te medhenj, sepse ato as që ekzistonin atëherë, por procesi i privatizimit ishte iniciuar nga shteti, duke lëshuar aksione që duhej të kishin një vlerë të caktuar dhe mbulese, dhe dihet që lëshimi i aksioneve pa mbulesë është veper penale.

“Pra, është e qartë se kriporja” Bajo Sekulić “u privatizua me vendim të shtetit, si dhe të shumë ndërmarrjeve të tjera. Pjesa më e madhe e kapitalit shtetëror të Fondit per Zhvillim (53.74 përqind) e kripores eshte shpërndare përmes kuponëve, dhe pjesa tjetër e kapitalit shtetëror (fondi PIO dhe ZZZ) u shit në bursë dhe në kete mënyrë  shteti ka zero përqind të kapitalit në Kripore. Privatizimi i plotë i kripores eshte bere ne menyre publike dhe transparente me blerje ne bursë, nuk ka pasur kontrata apo blerje jashtë burses”, theksoi Štibilj.

Këto fakte, siç thekson ai, kanë një rëndësi thelbësore në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje të mundshme, sepse per cdo gje  ekzistojnë prova transparente materiale ligjore, edhe pse per  disa arsye ne menyre konstante opinioni  është dezinformuar. Shtrohet Pyetja se kush do të mbaje përgjegjësi dhe kush do të paguajë dëmin?

“Nuk është serioze që një komunë të kryejë cfaredo veprimesh që mund të kenë pasoja juridike për një numër të madh të aksionarëve, dhe  të gjitha keto në bazë të interesit te marketingut të dikujt. Përsërisim, çdo aksion i kripores eshte blere publikisht dhe në mënyrë transparente në bursë, dhe të gjithë ata që e bëjnë punën e tyre seriozisht, do të ndaje kohën për  të verrtetuar  ketë informacion “, shtoi Shtibil.

Ai thotë se organizata punuese e kripores e ka blere pronën e saj, për të cilën jane  kontratat e shitblerjes  dhe të cilat mund të verrtetoen në listën e pasurive të patundshme 182 KO  fusha e ulqinit. Toka e Kripores, prej  15,000,000 m2, eshte e regjistruar si tokë ndërtimore e qytetit, dhe  si e tillë  evidentohet edhe sot.

Sipas të dhënave zyrtare dhe publike te cilat  mund të merren ne dokumentacionin arkivor te  historise se  blerjes së tokës, përkatësisht mbi mënyra  dhe formen e marrjes se pronësisë së tokës, është evidente se kriporja e Ulqinit si person juridik dhe nderrmarrje, me dekada dhe ne menyre ligjore  ka fituar të drejtën mbi pronesine dhe ne mase me te madhe duke blere pronen nga pronaret e meparshem, theksoi Štibilj

“Ne baze te sqarimeve te theksuara, Nuk ka asnjë arsye për të vënë si çështje problematike pronësinë, posacerisht kur behet fjale per një ndermarrje te privatizuar që u shndërrua si e tillë në procesin e pronësisë dhe menaxhimit të transformimit dhe privatizimit, ku pasuria e ndermarrjes (trualli, objektet dhe pajisjet) ishin  ceshtje e  vlerësimit të kapitalit nga institucionet shtetërore kompetente, të cilat u materializuan me leshimin  e aksioneve. “Pasuria që është objekt i përdorimit, si pasojë e të qenurit në regjimin e tokës ndertimore të qytetit, ka pasur mundesi te  jetë objekt i posedimit të lirë, pra edhe ngarkesave, si në të gjitha ndërmarrjet e tjera me të njëjtin regjim të përdorimit të pasurisë”, tha Shtibil.

Ai thekson se duhet të kihet parasysh se Kriporja e Ulqinit iu drejtua Këshillit per Privatizimit qe në vitin 2011 për të dhënë mendimin se kompensimi i tregut në procesin e privatizimit eshte paguar dhe se e drejta e pronësisë eshte fituar edhe mbi ketë bazë, mirepo  Këshilli ende nuk ka marrë asnjë vendim për te cilin  është i detyrueshëm ne baze te ligjit  për marrëdhëniet pronësore juridike.   “Gjatë njëzet viteve të mëparshme, me aksionet e kripores eshte bere pazar, dhe ato janë akoma në bursë edhe sot. Cmimi ndryshon dhe në një moment arriti vlerën  deri në 65 euro për aksion, dhe me ato beme Pazar ne, aksionarët e sotëm, të cilët jemi 30,000 dhe kete kishte mundesi ta bente kushdo që dëshironte. Pas këtyre aksioneve është vlera e pasurise së Kripores. Duke marrë parasysh që Komuna e Ulqinit ka filluar të marrë Kriporen, ne presim kompensim dhe ju rikujtojmë ne falimentimin ekzistues “, përfundoi Shtibilj.