1928 / Ura e Zogut mbi lumin Mat — Rrëfimi ekskluziv i Erwin Schnitter, inxhinierit zviceran që drejtoi punimet për ndërtimin e saj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Nëntor 2026 Në historinë e ndërtimit të Urës së Zogut mbi lumin Mat, një emër i veçantë meriton të kujtohet: ai i inxhinierit zviceran Erwin Schnitter, i cili drejtoi punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore shqiptare. Schnitter ishte pjesë e kompanisë italiane të ndërtimit Ing. Mazorana & Co., me seli në Trieste, së cilës qeveria shqiptare i besoi ndërtimin e urës gjatë viteve 1926–1927. Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm në drejtimin e punimeve në terren. Një vit pas përfundimit dhe përurimit të…

Lexo më shumë

DR. SADETE MEKULI – NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERIUT, NJË EMËR KRENARIE EDHE PËR PLAVËN GUCINË

Bashkëshortja e poetit të madh shqiptar Esad Mekuli, nga Nokshiqi i Plavës, ishte një grua e jashtëzakonshme, një mjeke e përkushtuar dhe një figurë e ndritur e historisë sonë kombëtare. Nga redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” Në historinë e popullit shqiptar ka gra të cilat, me dijen, guximin, humanizmin dhe përkushtimin e tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kombëtare. Njëra ndër to është padyshim Dr. Sadete (Sahadete) Doko Mekuli, një emër që meriton të përmendet me respekt të veçantë, jo vetëm për kontributin e saj të…

Lexo më shumë

Vulin gënjen se Gjakova është tokë serbe, Xharra sjell argumente dhe të dhëna historike

 · Studiuesi shqiptar Fahri Xhara ka publikuar të dhëna historike për kolonizimin e fshatrave të Gjakovës me familje serbe dhe malazeze gjatë periudhës së Mbretërisë SKS/Jugosllavisë. Sipas dokumenteve dhe statistikave të prezantuara nga Xharra, në shumë lokalitete të Gjakovës u vendosën qindra familje kolone, ndërsa tokat e kullotat shqiptare u shfrytëzuan për këtë proces. Ndër lokalitetet e përmendura janë Lugbunari, Zhubi, Doli, Beci, Nakarada, Hereçi, Gradisha, Piskota, Meqa, Cërmjani dhe disa fshatra të tjera. Përmes këtyre të dhënave, Xharra kundërshton deklaratat e politikanëve serbë, përfshirë Aleksandar Vulinin, se Gjakova ishte…

Lexo më shumë

Kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit 2026 – kush fitoi, kush humbi dhe çfarë fitoi apo humbi komuniteti

Beqir SINA – New York City Në zgjedhjet e 3 nëntorit 2026, disa kandidatë me origjinë shqiptare u përfshinë në fletët e votimit në nivele të ndryshme të politikës amerikane: nga Kongresi federal deri te asambletë shtetërore dhe bordet legjislative të qarqeve. Rezultati ishte i qartë dhe la shumë për të dëshiruar: vetëm pak prej tyre fituan, ndërsa shumica humbën. Megjithatë, prania e tyre dëshmoi një rritje të dukshme të angazhimit politik të diasporës shqiptare. Joe Hoxha, republikani i lindur në Tiranë, ishte një nga fituesit kryesorë të natës zgjedhore.…

Lexo më shumë

Genc Prelvukaj fiton titullin Doktor i Shkencave në Histori në Universitetin e Zagrebit

Një arritje e rëndësishme akademike për Genc Prelvukajn, i cili ka kurorëzuar me sukses rrugëtimin e tij shkencor, duke fituar titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë. Sot, më 5 nëntor 2026, në Universitetin e Zagrebit, Genc Prelvukaj ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës me temën “Komponenta Shqiptare në etnohistorinë malazeze në kohët paramoderne XIII–XVIII”, duke marrë titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë. Mbrojtja e doktoraturës u zhvillua para komisionit akademik të përbërë nga Izv. Prof. dr. sc. Vlatka Vukelić, Prof. dr. sc. Tomislav Galović dhe…

Lexo më shumë