Një arritje e rëndësishme akademike për Genc Prelvukajn, i cili ka kurorëzuar me sukses rrugëtimin e tij shkencor, duke fituar titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë.
Sot, më 5 nëntor 2026, në Universitetin e Zagrebit, Genc Prelvukaj ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës me temën “Komponenta Shqiptare në etnohistorinë malazeze në kohët paramoderne XIII–XVIII”, duke marrë titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë.
Mbrojtja e doktoraturës u zhvillua para komisionit akademik të përbërë nga Izv. Prof. dr. sc. Vlatka Vukelić, Prof. dr. sc. Tomislav Galović dhe Nasl. Prof. dr. sc. Željko Holevac, nën mentorimin e akademikut Stjepan Ćosić.
Tema e doktoraturës trajton një fushë me rëndësi të veçantë për studimet historike, duke vendosur në qendër komponentin shqiptar në etnohistorinë malazeze gjatë periudhës nga shekulli XIII deri në shekullin XVIII.
Kjo arritje përbën një sukses të rëndësishëm personal dhe akademik, si dhe një kontribut të çmuar në drejtim të studimit dhe ndriçimit të historisë së shqiptarëve në hapësirën e Malit të Zi.
Urim nga Plava e Gucia Sot
Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” i përcjell Genc Prelvukajt urimet më të sinqerta për fitimin e titullit Doktor i Shkencave në Histori.
Arritje të tilla akademike janë gjithmonë motivojnëse dhe dëshmi e përkushtimit ndaj dijes, kërkimit shkencor dhe ruajtjes së kujtesës sonë historike.
I urojmë shëndet, suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në veprimtarinë e tij akademike e shkencore, me shpresën që puna e tij të vazhdojë të pasurojë studimet mbi historinë dhe trashëgiminë shqiptare.
Urime dhe suksese të pafundme, Dr. Genc Prelvukaj!
Plava e Gucia Sot