Dr SALIH BALDEMAJ

  U lind me 11.06.1952 në fshatin Martinaj nga nëna Shemë (Ulaj) dhe babai Jashari. Katër klasë të ciklit te ulët shkollor i përfundoj në Martinaj, kurse katër klasë tjera në Guci. Shkollimin e mesëm në Gjimnazin e Rahovecit, Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Studimet i vazhdoj me Specializim në lëmin e Pediatrisë në Zagreb, ndërkaq studimet post diplomike nga Pediatria Klinike po ashtu në Zagreb dhe Prishtinë. Temën e Magjistraturës të pa përfunduar. Në vendlindje ka punuar nga viti 1981 deri 2000. Aktivitetet: Humanizmin e dëshmon edhe ne vendlindjen…

Lexo më shumë

Prof.Dr.Mujë Gjonbalaj

U lind me 23.04.1956 në fshatin Vuthaj, komuna e Plavës, Mali i Zi. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen ekonomike në Pejë në vitin 1975 dhe Fakultetin Ekonomik në Prishtinë në vitin 1979. Gjatë studimeve të rregullta ka fituar  çmimin “student i dalluar”, të cilin e ndanë Rektorati i Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1981/1982 regjistrohet dhe me 1984 magjistrohet në Fakultetin Ekonomik, të Universitetit të Zagrebit, në temën me titull “Ndikimi i migrimeve të jashtme në zhvillimin ekonomik në Kosovë”. U doktorua në vitin 1995 në Fakultetin…

Lexo më shumë

Akademik Jashar Rexhepagiqi-“Nga Plava në Akademinë e Shkencave: Rruga e Një Mendimtari”

Lindi në Plavë më 16 janar 1929. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Beran dhe në Pejë. Grupin e lëndëve pedagogjike e studioi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku diplomoi në vitin 1953. Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965 në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku mbrojti me sukses tezën “Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit të shqiptarëve në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918”.Ushtroi detyra të ndryshme në shkolla dhe në arsim: profesor i Shkollës Normale dhe Gjimnazit në Prizren, profesor e…

Lexo më shumë

Akademik ESAD MEKULI (1916- 1993)

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë…

Lexo më shumë

Prof.dr Isuf (Isuf)Dedushaj

  Doktor i shkencave të mjekësisë – epidemiolog Lindi në fshatin e Vuthaj –  më 10 tetor 1951. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976. Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në Drenas ish Gllogovci. Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëheri është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. Studimet pasuniversitare…

Lexo më shumë