Kryengritësit malësor -115 – VJETORI – Nga Akad. Nikë GASHAJ Nisemi nga njohja e historisë politike se Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 iu imponua fuqishëm historiografisë shqiptare. Kryengritja e Malësisë së Madhe si dhe gjithë që e përcolli atë u bë objekt shkrimesh e analizash të bashkëkohësve, të huajve që përcollën për së afërmi këtë ngjarje, ndër të cilët spikat Edit Durham. Në fakt, kjo ngjarje historike u identifikua dhe u përkufizua në përmasat reale të saj, që në hapat e parë të historiografisë shqiptare. Po veçojmë këtu…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Ambasadorja e Shqipërisë viziton Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, dhuron abetare për nxënësit e klasës së dytë
Plavë – Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë zhvilloi sot një vizitë në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, ku dhuroi abetare për nxënësit e klasës së dytë. Lajmi është bërë i ditur nga mësimdhënësja e kësaj shkolle, znj. Verë Hakaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Sipas saj, ky donacion përbën një mbështetje të rëndësishme për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. “Ambasadorja e Shqipërisë sot vizitoi shkollën fillore ‘Hajro Shahmanoviq’ në Plavë, duke bërë donacion abetare për klasën e dytë. Ju faleminderit, zonjë e nderuar!”, ka shkruar…
Lexo më shumëTuz: Nismë për ngritjen e shtatores së Heroit Kombëtar Dedë Gjon Luli
Është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për ngritjen e memorialit të Heroit Kombëtar Dedë Gjon Luli në qendër të Tuzit. Lajmin e ka bërë të ditur iniciatori dhe financuesi i projektit, Gjergj Prenkoçaj. Sipas Prenkoçajt, në kuadër të kësaj nisme është zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, gjatë të cilit është diskutuar mundësia e vendosjes së shtatores së heroit kombëtar në një hapësirë qendrore të qytetit. Gjatë takimit është prezantuar projekti me të gjitha të dhënat dhe informacionet e nevojshme administrative dhe teknike që lidhen me…
Lexo më shumëSerbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë. Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të…
Lexo më shumëLufta për Plazhin e Madh nuk është kundër zhvillimit
Dje u bë një vit nga paraqitja e parë zyrtare e kompanisë Eagle Hills për të investuar në territorin e Komunës së Ulqinit përmes tenderit për dhënien me qira të plazheve në Plazhin e Madh. Gjatë kësaj periudhe kemi qenë dëshmitarë të aktiviteteve të nxituara dhe intensive të Qeverisë së Malit të Zi dhe Kuvendit të Malit të Zi për aprovimin e Marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për investime në patundshmëri dhe turizëm. Nga ana tjetër, kemi arritur unitet në komunën tonë, me një qëndrim të qartë dhe…
Lexo më shumë