Skënder Thaçi ka bërë të ditur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet, duke theksuar se vendimi për të hyrë në këtë garë politike vjen si rezultat i përkushtimit për t’i shërbyer qytetarëve dhe Kosovës.
Në njoftimin e tij publik, Thaçi u shpreh se synimi i tij është të vazhdojë angazhimin në të mirë të vendit, me vizion për një shtet më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve.
“Me përgjegjësi, përkushtim dhe besim në rrugën që kemi nisur së bashku, ju njoftoj se do të garoj për deputet. Ky vendim vjen nga dëshira dhe vullneti për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës sonë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tij.
Kandidatura e Skënder Thaçi po shihet nga shumë qytetarë dhe mbështetës si një kandidaturë serioze dhe me potencial për të përfaqësuar interesat e qytetarëve me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim institucional.
Me një qasje të afërt me njerëzit dhe me fokus tek zhvillimi, transparenca dhe avancimi i interesave të vendit, Thaçi po hyn në këtë garë me mbështetje të konsiderueshme dhe me synimin për të qenë një zë i fuqishëm në institucionet e Kosovës.
Redaksia e Portalit Plava e Gucia Sot i uron suksese Skënder Thaçi në këtë rrugëtim politik dhe në angazhimin e tij për të mirën e qytetarëve dhe të Kosovës.
