Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë e autoktonë në Serbi
Pasivizimi, fshirja ose pezullimi i adresave të banimit të qytetarëve shqiptar në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është bërë një çështje tepër serioze e të drejtave themelore të njeriut, të drejtave kolektive, sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik i institucioneve.
Kjo praktikë nuk duhet parë vetëm si një çështje teknike apo administrative, kur zbatimi i saj prek në mënyrë të veçantë shqiptarët etnik e autokton dhe jan prekur e përballen me vështirësi të shumta, dhe tani jemi në procese të bazuara për të kundërshtuar vendimet administrative të pasivizimit, kështu lind një shqetësim i ligjshëm për diskriminim dhe për cenimin e ushtrimit efektiv të të drejtave themelore dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi.
Si pasoj e gjithë këtij spastrimi etnik-lexo diskriminim që quhet pasivizim, bazuar në hulumtimin ku sipas Ligjit mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin (’’Gazeta Zyrtare e RS”), [1] me nr. 87/2011,që po vazhdon të zbatohet në mënyrë selektive e diskriminuese që na targetojnë vetëm neve shqiptarëve etnik e autokton në Serbi, dhe për të cilën kërkohet nga BE-ja, të ndalojn këto praktika margjinalizuese e diskriminuese të bëjn trysni dhe ky Ligj të ndryshohet, mbrenda kësaj legjislatutra të Parlamentit të Serbisë, pasi është në kundërshtim me të gjitha aktet dhe konventa Evropiane dhe ndërkombëtare[2].
Kjo praktikë nuk duhet kuptuar e trajtuar thjesht si një procedurë administrative për verifikimin e vendbanimit. Serbia, pasivizimin po zbatohet në mënyrë të njëanshme, disproporcionale, ose pa mundësi efektive për kundërshtim ligjor, (në shumë raste të pasivizuarve fare nuk ju lëshohen vendime, mbi pasivizimin e adresave), kjo prodhon pasoja të drejtpërdrejta mbi pamundësin e ushtrimin e të drejtave civile, politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptar etnik e autokton në Krahinën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe gjithëandej Serbisë. Pikërisht për këtë arsye, çështja e pasivizimit të adresave në në këtë Krahinë kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet evropiane dhe mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe atyre kolektive.
Pasivizimi i adresave dhe i vendbanimit ka rëndësi të madhe në marrëdhëniet e qytetarit me administratën publike dhe në ushtrimin praktik të një sërë të drejtash. Kur një qytetari i pasivizohet adresa, mund të shfaqen pengesa serioze në dokumentacionin personal, në dëshmimin e vendbanimit, në ushtrimin e të drejtës së votës dhe në procedura të tjera administrative.
Sa është numri i qytetarëve shqiptar etnik e autokton në Krahinën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe gjithëandej Serbisë i të pasivizuarve, dhe numri në raport me shtetasit e tjerë në Serbi?
Numri i të pasivizuarve, fare nuk dihet zyrtarisht, pasi ka një munges të pashembullt të transparencës, ndihet një munges e qasjes për të pasur një statistikë të pubikuar zyrtare. Bazuar në shenime dhe statistikë jo të verifikuar sakt, del konstatimi i mbështetur në disa të dhëna nga Shoqata shqiptare që jan marr aktivisht me pasivizimin del se çdo i 4-ti, shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptarë nga Komuna e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit-është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që na u pasivizuar adresat. Kur kësaj i shtojm edhe shqiptarët etnik e autokton, që jan jashta këtyre 3 komunave, del se numri i shtetasëve të Serbisë nga përkatësia nacionale e shqiptarëve jan mbi 50-70 mijë qytetar të pasivizuar, jan fshirë nga rexhistrat civil-jan pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat. Me pasivizimin e adresave, si një spastrim etnike me mjetet administrative, është prekur më së shmti Komuna e Medvegjës, sipas të dhënave rezultojn se 85 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në Komunën e Medvegjës, kurse në Bashkësin Lokale të Zarbicës dhe Bashkësin Lokale të Muhocit,rezultojn se mbi 80 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në këto 2 Bashkësi Lokale që njihet si Malësi e Bujanocit.
Pasivizimi rrezikon në përfaqësimin proporcional e demokratik të shqiptarëve në Serbi
Një nga aspektet më shqetësuese është ndikimi i mundshëm i pasivizimit mbi pjesëmarrjen politike të shqiptarëve, për të ushtruar të drejtën ligjore të votës, dhe për të qen i votuar. Nëse qytetarë të regjistruar më parë në një komunë nuk figurojnë më me adresë aktive dhe kjo ndikon në regjistrimin ose ushtrimin e të drejtës së votës, atëherë pasojat nuk janë më vetëm individuale, kalojn dhe jan edhe kolektive, dhe:
- zvogëlimi artificial i popullsisë,
- shpërndarjen e burimeve dhe buxheteve publike/Ndikimi në buxhet dhe investime/,
- rrezikimi i përdorimit të gjuhës dhe simboleve,
- pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale,Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe zgjedhje parlamentare,
- përfaqësimin proporcional në Polici, Gjykatë, Prokurori, dhe institucione lokale dhe qendrore,
- vendimmarjen, peshën institucionale të shqiptarëve etnik dhe autokton,
Për këtë arsye, duhet një transparencë[3], përmesë një statistike zyrtare e të dokumentuar e ndryshimeve në numrin e qytetarëve me adresë aktive dhe e ndikimit të tyre në proceset zgjedhore dhe institucionale.
Çështja e pronës dhe e të drejtave pasurore që barten e trashëgohen
Çështja e pronës dhe e trashëgimisë, paraqet vështirësi të lartë administrative që prek dokumentacionin personal, dëshmimin e vendbanimit apo qasjen në procedura administrative mund të krijojë e shfaqë probleme serioze praktike për qytetarët në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre që trashëgohen e barten. Pasivizimi i adresës duhet kuptuar dhe shqyrtuar edhe nga ky prizëm prandaj është e domosdoshme që institucionet të publikojn dhe garantojnë se pasivizimi i adresës nuk përdoret në mënyrë që qytetarëve t’u krijohen pengesa të pajustifikuara në mbrojtjen dhe ushtrimin e të drejtave të tyre pronësore të trashëguara.
Përmes heshtjes administrative-Serbia rrezikon shpopullimin e shqiptarëve, si një spastrim etnik-diskriminim
Bashkimi Evropian, do të duhej të kupton se pasivizimi i adresave është duke prodhuar një efekt të prekshëm, si të tillë që qytetarët shqiptar etnik e autokton po largohen në heshtje dhe administrativisht nga vendbanimet dhe lokalitetet e tyre, edhe atëherë kur ata vazhdojnë të kenë lidhje reale me këto vendbanime. Një praktikë e tillë po zhvillohet në përmasa të mëdha dhe po prek e dëmton kryesisht nacionalitetin shqiptar në Serbi, kjo është domosdoshmëri se duhet të hetohet se kemi të bëjmë me një mekenzëm shtetëror, drejtpërdrejt apo tërthorazi, kontribuon në dobësimin demografik, politik dhe institucional të Shqiptarëve enik e autkton. Prandaj, termi shpopullim administrativ, i quajtur në gjuhën zyrtare si pasivizim i adresave meriton vëmendje dhe pasi është një shqetësim serioz.
Shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, jan duke kërkuar në realizim të drejtës se çdo procedurë administrative të zbatohet në mënyrë të barabartë, transparente dhe jodiskriminuese.
Mbështeturse çdo i 4-ti, shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptarë nga Krahina e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që jan pasivizuar adresat, ky numër po e humbim statusin aktiv të adresës.
Si rrjedhoj e pasivizimit të adresave, po përballemi me pengesa në dokumentacion, në pjesëmarrjen politike apo në marrëdhëniet me institucionet publike, atëherë lind nevoja për një hetim të pavarur. Nuk mjafton që një praktikë të jetë e parashikuar formalisht me ligj. Ajo duhet të jetë edhe në përputhje me parimet e barazisë, proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mosdiskriminimit, që jan të zbatueshme edhe nga BE-ja.
Mbi arbitraritetin dhe jotransparencën, si proces i pasivizimit të adresave, e ka trajtuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, dhe Këshilli Kombëtar Shqiptarë, dhe në bazë të grumbullimit të emrave është krijuar, punuar një rexhistër, si data bazë, një statistik e përafërt, ku jan evidentuar në bazë të vullnetit të secilit, me emra dhe mbiemra, dhe shenime përkatëse mbi të pasivizuarit[4].
Pasojat e pasivizimit të adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik
Një qytetar që përballet me pasivizimin e adresës mund të hasë vështirësi në marrëdhëniet e tij me institucionet shtetërore.Ndër pasojat që duhet të analizohen me kujdes janë:
- vështirësitë në pajisjen ose përditësimin e dokumenteve personale,
- pengesat në dëshmimin e vendbanimit,
- ndikimi mbi regjistrimin në listat zgjedhore dhe ushtrimin e të drejtës së votës,
- vështirësitë në procedura administrative dhe juridike,
- ndikimi i mundshëm në qasjen në shërbime publike dhe sociale,
- pasojat në marrëdhëniet pronësore dhe në procedurat që kërkojnë dëshmimin e statusit dhe adresës së banimit,
- Pamundësia për pronësi dhe punësim,
- Problemet me lirinë e lëvizjesetj
Këto pasoja duhet shqyrtuar[5]rast pas rasti dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pasi pasivzimi është duke prekur në mënyrë disproporcionale, vetëm shiqiptarët etnik e autkton, si të një etnikumi të caktuar, atëherë kemi një diskriminim shumë më të gjerë se një procedurë administrative.
Serbia i bartë të gjitha përgjegjësit mbi pasivizimin e adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik
Pasivizimi i adresave ka ndikuar gjithashtu në zvogëlimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet lokale, duke sjellë një përkeqësim të dukshëm të situatës demografike dhe shoqërore në Rajon, ka krijuar një ambient të pasigurisë për shumë individë dhe familje shqiptare, jemi të privuar nga mundësia e pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike, ka për qëllim të reduktojë ndikimin e pakicës shqiptare në Serbi. Pasivizimi i adresave cilësohet si një mjet që ndihmon në arritjen e qëllimeve politike të autoriteteve serbe për të kontrolluar dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të këtyre 3 komunave. Republika e Serbisë duhet të sigurojë që të gjitha procedurat administrative të jenë transparente,[6] të kontrollueshme dhe të zbatohen njësoj ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike.Çdo qytetar duhet të ketë, të drejtën,si të:
- informohet për arsyen e pasivizimit,
- ketë qasje në vendimin administrative,
- për ankim dhe shqyrtim gjyqësor efektiv në gjitha instancat gjyqësore,
- për trajtim me proritet të lëndëve dhe tretman të barabartë,
- që vendbanimi i tij real të merret seriozisht në procedurat administrative.
Pa këto garanci, krijohet pasiguri juridike dhe dobësohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore.
Bashkimi Evropian, ka përgjegjësi mbi pasivizimin e adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik në Serbi
Bashkimi Evropian nuk duhet ta trajtojë këtë çështje vetëm si një problem të brendshëm administrativ të Serbisë.
Respektimi i të drejtave të njeriut, respektomi i të drejtave kolektive, sundimi i ligjit, mbi arbitraritetin dhe jotransparencën, si proces të pasivizimit të adresave,mosdiskriminimi dhe mbrojtja efektive e pakicave kombëtare janë pjesë e standardeve evropiane.Prandaj, institucionet e Bashkimit Evropian duhet të kërkojnë nga autoritetet më të larta serbe,si:
- publikimin e të dhënave të plota për numrin e adresave të pasivizuara në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,
- transparencë mbi kriteret dhe procedurat e përdorura për pasivizim,
- analizë të ndikimit të kësaj praktike mbi shqiptarët etnik e autokton,
- sigurimin e mjeteve efektive juridike për qytetarët e prekur,
- monitorim të pavarur në zbatimin e kësaj procedure,
- dialog të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shqiptarëve në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është një çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës
Çështja e shqiptarëve etnik e autokton të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk duhet parë vetëm përmes prizmit të politikës së brendshme të Serbisë. Po ashtu përmesë kësaj trajtese të hulumtuar shfrytëzoj rastin të apeloj, meqë tani informacionet e themelore e të nevojshme i posedon BE-ja, pasi është alarmuar e sinjalizuar dhe do të duhej ndërmarrë veprime konkrete e emergjente duke ngritur një Komision i ngarkuar për hetimin e pasivizimit, të ndalojnë menjëherë këto praktika diskriminuese dhe të ofrojnë mundësi për hetime të pavarura dhe transparente, duke siguruar e garantuar paraqitjen e numrit të sakt të pasivizuarave.
Jo standarde të dyfishta
Bashkimi Evropian, nuk mund të ketë standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për të drejtat e komuniteteve.Nëse kërkon respektimin e të drejtave të një komuniteti në një pjesë të rajonit, të njëjtat parime duhet të zbatohen edhe për shqiptarët etnik e autokton edhe në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.Të drejtat e njeriut nuk mund të varen nga përkatësia etnike, nga vendndodhja gjeografike apo nga interesat politike të momentit.
Një Evropë e bazuar në sundimin e ligjit duhet të jetë konsistente në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë komuniteteve. Ajo lidhet drejtpërdrejt me parimet evropiane të demokracisë, të drejtave të njeriut, mbrojtjes së pakicave dhe sundimit të ligjit. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian duhet të tregojë interes të veçantë dhe të kërkojë të dhëna të verifikueshme, transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Pasivizimi i adresave në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe gjithëandej në Serbi nuk duhet të trajtohet thjesht si një procedurë administrative. Pasi zbatimi i tij prek në mënyrë disproporcionale vetëm shqiptarët etnik e autokton, ai cenonë jo vetëm të drejtat individuale të qytetarëve-si të drejtën për pjesëmarrje politike dhe qasje efektive në shërbime publike-por edhe të drejtat kolektive të shqiptarëve të kësaj Krahine, duke ndikuar në përfaqësimin politik, strukturën demografike dhe realizimin e barabartë të të drejtave proporcionale. Për këtë arsye, pasivizimi duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë, të pa anshëm të ligjshmërisë, proporcionalitetit, transparencës, monitorim ndërkombëtar dhe mosdiskriminimit, nuk duhet të mjaftohemi me deklarata politike, BE-ja, do të duhej kërkon zyrtarisht nga Serbia, si:
- Sa shtetas të Serbisë në përgjithësi, ju është pasivizuar adresa,
- Sa shtetas të Serbisë,nga nacionaliteti shqiptar ju është pasivizuar adresa,
- Sa është përpjestimi i qytetarëve shqiptar-në raport me nacionalitetet tjera në Serbi,
- Cila është pasqyra e sipas vendbanimeve dhe lokaliteteve, të qytetarëve që jan pasivizuar,
- Mbi çfarë kriteresh janë pasivizuar adresat,
- Sa qytetarë (sipas përkatësisë nacionale), kanë parashtruar ankimim në Institicionin e Avokatit të Popullit, kan apeluar,në Gjykatën Supreme, Kushtetuese, Gjykatën e Strasburgut,
- Sa vendime janë rrëzuar nga instancat e gjyqësore,
Çfarë ndikimi ka pasur kjo praktikë në listat zgjedhore dhe në përfaqësimin proporcional, dhe mbi të gjitha:
A po zbatohet kjo praktikë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve, apo po prodhon një efekt disproporcional ndaj shqiptarëve të krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Kështu Serbia, të ndëshkohet për këto veprime, gjithë të pasivizuarve t’ju kthehen adresat, mbrenda këtij viti kalendarik dhe të kompenzohen për dëmet e shkaktuara, për këto vite. Pastrimi etnik, përmesë pasivizimit është një diskrinimim klasik, po ndryshon strukturën etnike, formë e legalizimit të pastrimit etnik,është shkelje është në kundërshtim të gjitha dispozitave ligjore ndërkombetare.
Shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk kërkojnë privilegje,kërkojnë barazi para ligjit, siguri juridike, mbrojtje të të drejtave individuale dhe kolektive dhe trajtim të barabartë me çdo qytetar tjetër nga BE-ja.Janë standarde themelore të një shoqërie demokratike dhe të një Evrope që pretendon se respekton të drejtat e njeriut dhe të drejta Kolektive.
Më 3 shtator 2026
Duke përdorur një qasje studimore, vështrimi argumenton se veprimi i Serbisë, prodhon efekte të dëmshme dhe përbën shkeljen e të drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, prandaj me të drejtë është konstatim i bazar se është një spastrim etnik-diskriminim sistematik.
*Autori, përveç këtij vështrimi, ka realizuar edhe një studim më të gjerë si hulumtim mbi pasivizimin e adresave-si një formë e spastrimit etnik-diskriminim, i prezantuar në trajtesa dhe kumtesa shkencore. Vështrimi përfshin referenca kredibile për temën e trajtuar, që jan edh burimet kryesore nga hulumtimi mbi pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si spastrimin etnik-diskriminimin sistematik.
[1]https://www.paragraf.rs/propisi/zakon_o_prebivalistu_i_boravistu_gradjana.html,
[2] Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut, Deklaratën Universale për të drejta e njeriut,Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe protokollit të saj, Konventën Ndërkombëtare për të drejtat civile e politike dhe protokollit të saj, Konventën Kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen Pakicave Kombëtare, Konventën për të drejtat e fëmijës, Konventën për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor,
[3] zakona o državnoj upravu (Sl..GLASNIK R.Srbije br.79/05 i 10/07),
[5]Zakona o ministarstvima R.Srbije (Sl.Glasnik R.Srbije br.16/11),
[6]Zakona o opštem upravnom postupku (Sl.glasnik R.Srbije’’ br.18/16).