Protestë në Mal të Zi, turma thyen xhamin e hyrjes së Kuvendit – policia hedh gaz lotsjellës

Protestuesit para Kuvendit të Malit të Zi, kanë shembur gardhin mbrojtës, ku më pas policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës. Protestuesit pretendojnë se ndryshimet në Ligjin për Presidentin, kanë për qëllim prishjen e rendit kushtetues dhe thonë se nuk do ta lejojnë, transmeton Telegrafi. Turma ka brohoritur “tradhti, tradhti” dhe ofendoi kryeministrin Dritan Abazoviq dhe ministrin e Brendshëm, Filip Axhiq. Kuvendi i Malit të Zi sot për herë të dytë miratoi ndryshimet në Ligjin për Presidentin, me të cilat mundësohet zgjedhja e qeverisë pa pëlqimin e Presidentit. Për miratimin…

Lexo më shumë

NJOFTIM PER  TE PAME NGA FAMILJA LECAJ ( Në New York)

Me pikëllim të thellë  Njoftojmë komunitetin,miqët,shokët dhe dashamirët se me rastin e vdekjes së më te dashurit tonë:   Dr.  AGRON  ( SHIQERI)  LECAJ 06.shtator 1967 —– 10 Nentor 2022 Sipas traditave familja e të ndjerit -vëllezërit dhe motrat me te afërm dhe kushëri nga Martinajt presin Vizita ngushëllimi për (Burra dhe Gra)të                                      Dielën me 18 Dhjetor 2022,duke filluar prej ores 10a.m. deri  4 p.m. ne  restorantin  : Eastwood Manor ne  adresen 3371 Eastchester Rd,Bronx.NY. Më I dashuri  ynë Agroni ndërroj jetë në Prishtinë me 10 Nëntor 2022 dhe u…

Lexo më shumë

Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje

Intervistë me z.Rexhep Gali Balidemaj Nga Orest Çipa Barra e rëndë e viteve, ja ka ngadalësuar pak hapin, deri në çapitje, ja ka tkurur kraharorin e tij prej malësori, ja ka zbardhur flokët, por s’ka mundur dot t’ja shuaj zjarrin e shkëlqimit të syve, mprehtësinë e mendimit dhe hijen e kësaj “race” të rrallë burri. Edhe pse ai sot është 100-vjeç, Bac Rexhep Balidemaj, e ruan me kokëfortësi vitalitetin dhe fisnikërinë e kreshnikëve shqiptar. Udhëjeta e tij një shekullore është dëshmia më e gjallë e plagëve të cilat ende lëngojnë…

Lexo më shumë

Arrestohet prokurori special i shtetit të Malit të Zi

Mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamenti i Policisë Speciale ka arrestuar në Mal të Zi Sasha Çagjenoviq. Dyshohet se Çagjenoviq, duke kryer funksionin e prokurorit special nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022, ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. “Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun për veprimet e saj të mëtejshme dhe gjendjen e procedurës. Prezumimi i pafajësisë dhe deklarimi i tyre publik për procedurën është në zhvillim e…

Lexo më shumë

Ka ndërruar jetë  ilirologu dhe miku i madh i shqiptarëve Prof.dr.Marin Zaninoviq

Prof.dr.Naser Ferri Me 5 dhjetor ndërroi jete arkeologu, ilirologu dhe miku i madh i shqiptareve Prof.dr.Marin Zaninoviq .Profesori Zaninoviq ka  lindur ne Hvar te Dalmacisë, ka punuar ne Departamentin e Arkeologjisë ne Fakultetit Filozofik  te Universitetit te Zagrebit dhe tere jetën ia ka kushtuar kërkimeve arkeologjike dhe studimit te  historisë ilire,  arsimimit dhe  mbështetjes se studenteve dhe arkeologeve kosovarë dhe promovimit te  arkeologjisë kosovare. Është autor i qindra studimeve te botuara neper revista prestigjioze dhe te veprave te veçanta shkencore te pranuara anembanë botes.

Lexo më shumë