Nga nesër mund të hynë në Mal të Zi shtetasit e këtyre shteteve

Qeveria e Malit të Zi sot me një post në Twiter ka njoftuar se shtetasit e të cilave vende nga nesër mund të hynë në Mal të Zi pa kufizime, shkruan Ulqini Online.

Në këtë mënyrë, nga nesër me 7 gusht shtetasit nga Azerbejxhani, Bjellorusia, Kanada, Rusia, Ukraina dhe Zimbabve mund të hynë lirisht në Mal të Zi.

Për shtetasit nga Shqipëria, Kosova dhe  Bosna e Hercegovina vazhdon të mbet obligim gjatë hyrjes në Mal të Zi posedimi i testit për koronavirus. Poashtu vlen të cekët se fëmijët nën moshën 5 vjeçare nuk e kanë të nevojshëm testin.