Futbollistët e Deçiqit siguruan kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës – në ndeshjen e kthimit barazuan 0:0 me Dinamon nga Batumi dhe, falë fitores në Gjeorgji në ndeshjen e parë 2:0, siguruan fazën tjetër. Në fazën tjetër, Deçiq do të luajë kundër Helsinkit. Ndeshjet do të luhen më 8 dhe 15 gusht, me duelin e parë në Finlandë. /Malesia.me
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” 2024
SHOQATA E ARTISTËVE DHE INTELEKTUALËVE UDRUŽENJE UMJETNIKA I INTELEKTUALACA ARTISTS & INTELECTUALS ASSOCIATION ART CLUB 85360 ULQIN/MONTENEGRO; Qendra Kulturore, Bul. Gj. K. Skënderbeu Cel.: +382 (0)67 281 226, E-mail: artclubulqin@gmail.com www.artclub1990.com _______________________________________________________________________________________________ MË 3-5 GUSHT 2024, EDICIONI I 32-TË I KALIMERËS POETIKE “BASRI ÇAPRIQI” Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 3-5 gusht 2024 edicionin e 32-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”. Mbrëmja e parë do t’i kushtohet shkrimtarit më të madh bashkëkohor shqiptar, Ismail Kadare, i ndarë nga jeta para pak kohësh, ndërsa dy mbrëmjet e…
Lexo më shumë“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës
Vlerësimet për Plazhin e Pasqyrave në Sarandë nuk kanë të ndalur. Pasi pak kohë më parë u rendit plazhi me ngjyrën më blu në botë nga “CV Villas”, një nga agjencitë më të mëdha turistike këtë herë “National Geographic” e ka renditur mes gjashtë plazheve më të mira sekrete të Evropës, mes të cilave është përfshirë edhe plazhi i Pasqyrave. Rrjeti televiziv amerikan shkruan se i gjithë bregdetin jugor i Shqipërisë ka plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të pastër kristal, por Plazhi i Pasqyrave është padyshim më i…
Lexo më shumëMASAKRA E PREVISË, PLAVË GUCI 18 TETOR 1912 – MAJ 1913
Nga RAMIZ LUSHAJ Malazezët, pas pushtimit (18-20 tetor 1912) të kazasë së Plavë-Gucinë e kthyen në një “Kapiteni” (rreth) me pesë komuna politike me kryeqendër Gucinë, duke vendos qeveritarët e vet dhe nga janari 1913 u fut në juridiksionin e Pejës së bashku me Gjakovën. Kapiten të parë ishin antishqiptarët Milutin Radonjiq, Milivoje Dragoviq, Gjuro Vujosheviq. Ndërkohë, në “Kapiteni të Gucisë” vijnë kriminelë si Avro Cemoviq (Avro Cemi) me brigadën e tij terroriste të pashembullt (me të beranas vasoviq të poshtëm), që kishte kryer masakra edhe në Sanxhak (Rozhajë, Tutin)…
Lexo më shumëPas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë
Bashkatdhetari nga Podujeva, L.A., të premten humbi jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”. Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin se një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën. Siç raportohet ai kishte rënë nga një lartësi e madhe, ndërkaq pas më shumë se 24-orë…
Lexo më shumë