Ujërat e Malit të Zi në shënjestër të kontrabandistëve të thesareve nënujore

Mali i Zi, me një vijë bregdetare prej 300 kilometrash të gjatë dhe me 2.440 km² det, nuk ka rregulla që i mbrojnë ujërat e tij dhe pasuritë nënujore.“Kjo është arsyeja përse Mali i Zi është bërë El Dorado për grupe dhe individë që mund të zhyten në pjesën e tij të Adriatikut pa asnjë kontroll, të nxjerrin eksponate arkeologjike, t’i qesin jashtë vendit dhe t’i shesin në tregun e zi”, thotë zhytësi Vesko Mijajlloviq për Radion Evropa e Lirë.Ai është drejtor i Qendrës Rajonale të Zhytjes për Çminimin Nënujor…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në Prishtinë inxhinieri i shquar Avdi Gjonbalaj

Ndahet nga jeta në Prishtinë inxhinieri i shquar Avdi Beqir Gjonbalaj. Përmes një postimi në Facebook, familjarët e të ndjerit njoftojnë se varrimi i të dashurit të tyre do të bëhet sot, më datën 21 Korrik 2024, në varrezat e Prishtinës. Njoftimi: Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë, sot vdiq Avdi Beqir Gjonbalaj. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 6 pasdite në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Familja Gjonbalaj Prishtinë, Vuthaj dhe diasporë. Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për shuarjen…

Lexo më shumë

PËRVJETORI I PUSHKATIMIT TË VUTHJANËVE, ÇUNG TAHIRIT DEDUSHAJ DHE ISUF ZYMERIT DEDUSHAJ

Sot, kur mbushen plot 73 vite nga koha kur dora barbare e regjimit kriminal titist e pushkatoi Çung Tahirin Dedushaj, bashkë me nipin e tij, Isuf Zymer Dedushaj, i përkujtojmë me krenari dhe nuk i harrojmë kurrë. 18 korriku i vitit 1951 ishte një ditë shumë e rëndë për fshatin Vuthaj, për tërë krahinën e Plavë-Gucisë, për të gjithë atdhedashësit shqiptarë.  Njësitet e shumta ushtarako-policore të rregjimit jugosllav e rrethuan shtëpinë e kësaj familjeje atdhetare dhe i morën me dhunë Çungun dhe Isufin, duke i keqtrajtuar në mënyrat më çnjerëzore,…

Lexo më shumë

Princi Loris Kastrioti Skënderbeu II – do të vizitojë Gucinë,

Sipas njoftimit të Gazetës së Alpeve më 31 korrik 2024, Princi Loris Kastrioti Skënderbeu II – do të vizitojë Gucinë, Pasardhës gjenetik (në linjën mashkullore) i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Princi Loris Kastrioti Skënderbeu II – është i Ftuar Nderi në “Takimin Kombëtar të Plavës-Gucisë, 2024”. Për mirëpritjen dhe angazhimet e Pasardhësit të Skënderbeut në komunën e Gucisë do të ketë një program dhe protokoll të veçantë.

Lexo më shumë