LAJM MORTOR NGA FAMILJA GJONBALAJ

Lajmërojmë komunitetin miqtë shokët dhe dashamiret  se sot  në New York vdiq papritmas në moshën 51 vjeçare më i dashuri ynë Nexhat Syla Gjonbalaj I ndjeri la pas vetës bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur, babin, Sylë Jakupin Gjonbalaj,  vllaun Mirsadin  dhe shumë të afërm. Familja dhe vëllazëria Hasanaj – Gjonbalaj presin vizita ngushëllimi për më të dashurin tonë në Funeral me datën: 23 Nëntor 2021, duke filluar nga ora 4pm-10pm  në Qendrën islame Plavë-Gucisë në ketë adresë: 114-11 , 91street Ave Richmond Hill, New York 11418 Ceremonia mortore do…

Lexo më shumë

DioGuardi: Bota duhet ta njohë besën shqiptare që shpëtoi hebrenjtë

Për këshilltaren për çështje të Ballkanit në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, shqiptarët janë të vetmit që mund të pohojnë se çdo hebre i cili gjatë Holokaustit ka arritur të hyjë dhe të strehohet në Shqipëri, ka shpëtuar. Por krejt kjo histori nuk doli në pah deri në vitin 1990, kur ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi, së bashku me ish-kongresistin Tom Lantosh takuan Ramiz Alinë gjatë vizitës së tyre të dy zyrtarëve amerikanë në Shqipërinë komuniste. Sipas saj, është shumë e rëndësishme që bota ta dijë dhe ta njohë kontributin…

Lexo më shumë

ZGJEDHJE SKANDALOZE E LIGJERUESIT NË UNIVERSITET TË MALIT TË ZI: Njeriu i besueshëm i Sllobodan Millosheviqit, që mbron personalitetin dhe veprën e tij, dhe ka qenë në dijeni për të gjitha krimet

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë për të merkuren, më 24 nëntor ka organizuar ligjëraten të cilën do ta mbanë Urosh Shuvaroviq, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sllobodan Millosheviqit. Sipa mediave të Malit të Zi, bëhet fjalë për një “freskim”  nga ana e Rektorit të Universitetit të Malit të Zi Vlladimir Bozhoviq. Shuvaroviq punonte në Shërbimin Shtetëror (DB) gjatë kohës kur janë vrare Ivan Stamboliq, gazetari Sllavko Quruvija dhe kur ishte kryer atentati kundër Vuk Drashkoviqit kur ishin vrare 4 persona nga ana e Sherbimit…

Lexo më shumë

“Noc je nas dan”, libri i parë i Rexhep Qosjes në gjuhën malazeze

Përfundoi manifestimit “Muzat e Alpeve 2021”-Cmimi “TEUTA” akademik Qosjes  Në edicionin e 9-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve”, I cili u mbajt me 20 dhe 21 nëntor 2021, Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” aktivitetin e saj dyditor në Plavë dhe në Prishtinë, e përmbylli me ndarjen e  Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” akademikut Rexhep Qosja. Me këtë rast u promovoua edhe romani “Noc je nas dan”,përkthim I parë I Qosjes në gjuhën malazeze.   Manifestimi Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2021” filloi në Qendrën e Kulturës “Husein Bashiq”…

Lexo më shumë

130 ushtarë kroat do të vijnë nesër në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka bërë të ditur se në Kosovë do të nisin 130 ushtarë kroatë si pjesë e KFOR-it, në mesin e tyre janë edhe gjashtë gra. Ata do të nisen në Kosovë me një ceremoni e cila do të mbahet nesër nga ora 10:30 në kazermën 132″ Brigada e Ushtrisë Kroate ”në Nasice. Ky është kontigjenti i 36-të me ushtarë kroatë që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Mario Banoziq.

Lexo më shumë