“Noc je nas dan”, libri i parë i Rexhep Qosjes në gjuhën malazeze

Përfundoi manifestimit “Muzat e Alpeve 2021”-Cmimi “TEUTA” akademik Qosjes 

Në edicionin e 9-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve”, I cili u mbajt me 20 dhe 21 nëntor 2021, Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” aktivitetin e saj dyditor në Plavë dhe në Prishtinë, e përmbylli me ndarjen e  Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” akademikut Rexhep Qosja. Me këtë rast u promovoua edhe romani “Noc je nas dan”,përkthim I parë I Qosjes në gjuhën malazeze.  

Manifestimi Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2021” filloi në Qendrën e Kulturës “Husein Bashiq” në Plavë, në emër të së cilëc foli Alija Haxhimatoviq I cili ndër të tjera tha se: “Jemi të lumtur që nga Plava jonë e vogël e cila ka lindur poet të mëdhenj të dëshmojmë se diversiteti s’është e metë, por pasuri. Sot, me vëllezërit dhe miqtë tanë, po ndërtojmë ura të kalitura nga fjalët të cilat tejkalojnë kohën dhe prezantojnë një përmendore të një populli I cili është I vetdishëm se më shumë kanë gjëra që I afrojnë sesa që I largojnë”. 

Në emër të komunës së Decanit, manifestimin e përshëndeti Halil Tolaj I cili  solli ftesën e vecantë nga kryetari I komunës Bashkim Ramosaj për akademikun Zuvdija Hoxhiq Berisha, që t’I rikthehet fshatit të paraaardhësve të tij, Kodralisë, jo si ”mysafir n’shpi t’vet” por si Qytetar Nderi I Komunës së Decanit. 

Shkrimtari Safet HAdroviq në kumtesën kushtuar laureatit të I-rë të “TEUTËS” aka.Jevrem Bërkoviq, I cili ndërroi jetë sivjet përkujtoi peshën e veprës se Bërkoviqit si dhe gjurmët e tij të pashlyera në letërsinë tonë, në përgjithësi. “Këtë kumtesë kushtuar Bërkoviqit e kam titutlluar “I lindur nën Yllin e Fatit” sepse ai yll shkëlqen mbi jetën dhe veprën e tij, e cila do të jetojë derisa të jetojë populli dhe gjuha e tij, letërsia jonë në përgjithësi”. 

“Noc je nas da”-libri I parë I Qosjes në gjuhën malazeze 

Programi vazhdoi me promovimin e romanit “Noc je nas dan”(Nata është dita jonë), i akademik Rexhep Qosjes përkthyer nga Nikollë Berishaj, I cili foli për sfidat e përkthimit të këtij libri të parë të Qosjes në gjuhë malazeze. 

“Kjo vepër për përkhtyesin është një sfidë që procesine  përkthimit mos ta marrë si një lejtësi e padurueshme”, pra mos ta kalojë  përkthimin në një rutinë, se atëherë përkthimi dështon” Për përkthyesin është një gjë shumë e rrallë që në realitet ta ketë bashkpunimin edhe para vetes sic e kisha unë me këtë rast mundësinë që autori ta njohë edhe gjuhën e përkthimit. Ajo është edhe sfidë por edhe ndihmë e madhe, por mund të jetë mirë sic kisha rastin edhe unë me profesorin Qosja, I cili me dha një shtytje të madhe”.  

Hoxhiq:”Padrejtësia ndaj veprës së Qosjes është korrigjuar”  

Botimet e “TEUTËS” në gjuhën malazeze nuk do të ishin kaq të kompletuara po most ë kalonin nëpër duart e akademikut Zuvidja Hoxhiq Berisha, si në këtë rast, si redactor dhe lector I romanit të Qosjes’ “Noc je nas dan”. Ai solli për të pranishmit edhe kritikën e tij prej disa faqesh në të cilën ndër të tjera thuhet se: “Lexuesit malazezë më në fund, në mënyrën e duhur do të njihen me veprën e shkrimtarit shqiptar, por edhe të tyre, Rexhep Qosja-tha Hoxhiq. Padrejtësia se pse me veprën e tij nuk jemi njohur kur ka qenë koha, me përkthimin e librit të parë në gjuhën malazeze është korrigjuar. Jemi të bindur se “Nata është dita jonë”, si edhe librat e tjerë të Qosjes, do t’i gëzojnë lexuesit malazezë, krenarë se shkrimtari është “gjeth i malit tonë”, një emër i madh i letërsisë, themelues i poetikës postmoderne në letërsinë shqipe, i cili me veprimtarinë krijuese zgjeron kufijtë e romanit; një shkrimtar, vepra e të cilit me kohë është në letërsinë botërore, pra universale. Këtë mund ta arrijnë vetëm shkrimtarët e mëdhenj si Rexhep Qosja i shqiptarëve dhe i yni”.   

Baliu:”Gjysmëshekulli angazhim krijues dhe prurje të jashtëzkonshme” 

Ndërsa, prof.dr.Begzad Baliu foli për krijimtarinë e gjërë dhe me vlerë të akademik Rexhep Qosjes tha ndër të tjera se:”Profesori universitar, akademiku, historiani i letërsisë, esteti, kritiku letrar, publicisti, prozatori e dramaturgu, Rexhep Qosja, për më shumë se gjysmë shekulli shquhet për angazhimin e tij krijues në rrethet intelektuale të Kosovës dhe ish-Jugosllavisë, i cili ka trashëguar shkollën evropiane. Veprat e tij janë të njohura për gjuhën e jashtëzakonshme dhe prurjet jo vetëm të natyrës fonetike e morfologjike, por edhe sintaksore, frazeologjike e stilistike, një arritje kjo e cila nuk është shënuar ndonjëherë në letrat shqipe “- tha ndër te tjera Baliu. 

Pas antologjisë së I-rë “Muzat e Alpeve”-Cmimi “TEUTA”; poemës dramatike Gjergj Kastrioti Skenderbeu si dhe përmbledhjes me poezi të zgjedhura “Moji dugovi”, të Xhevahir Spahiut, libri “Noc je nas dan”, është botimi I 4 i “TEUTËS i cili u promovua të nesërmen edhe në Institutitn Albanologjik në Prishtinë. Prof.dr.Lulzim Lajçi, e përshendeti manifesimin në emër të këtij isntitucioni . “Jam I nderuar që një vepër e klasikut të albanologjisë, kolegut të nderuar Qosja në këtë 85 vjetor I është përkthyer edhe në gjuhën malazeze. Njëkohësisht, si institut albalongjik jemi të nderuar t’i ndahet edhe cmimi për vepër jetësore”-tha Lajçi. 

Limani:”Qosja iu doli zot shqiptarëve kur të tjerët “gjumëronin”…” 

Aktivitetet e ditës së dytë në Prishtinë filluan me kumtesën “TEUTA” për laureatët e saj”, me aënt ë së cilës u soll në vëmendje vlera e pakontestueshme e krijimtarisë së shkrimtarëve akademikë, Rexhep Qosja dhe Jevrem Bërkoviq. Safet Hadroviq foli për akademikun Jevrem Bërkoviq, vëllamin e Ali Podrimjes dhe mikun e shqiptarëve, “I cili në kohërat e errëta të viteve 90-të u vu në anën e së drejtës dhe përballë regjimit, për cfarë edhe u dëbua nga atdheu I tij dhe pas 8 vitesh rikthimi në Mal të Zi, përjetoj atentat ku do të vritej shoferi I tij. Dhe prandaj, koha e librave të tij tek do të vie…”-tha Hadroviq. Përderisa artisti Xhevat Limani, themelues dhe drejtues I Teatri Shqiptar në Amerikë, I cili me intepretimin briliant, në mënyrë antologjike solli monologun dhe zërin e brendshëm të akademik Rexhep Qosjes, paraprakisht tha se: “Profesor Qosja gjithë jetën e tij ka qëndruar vertikalisht dhe ka ligjëruar shqipërisht.Ai edhe në këtë moshë është filizi ynë më I ri, nën hijen e të cilit ne kemi privilegjin dhe kënaqësinë të rrimë. Të këtij mbrojtësi, I cili kur iu doli zot shqiptarëve, të tjerët hanin pinin dhe gjumëronin për të ndërtuar karriera e marrë dekorata qeverie dhe partie e mallkim  perëndie!” 

Aka.Qosja: “Cmimi “TEUTA” më emocionon dhe më nderon” 

Në fund, “TEUTA” kurorëzoi  akademik Rexhep Qosjen si laureatin e 9-të të Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” me motivacion: Për përpjekjet integruese në fushën e mendimit shkencor gjithëkombëtar, për guximin qytetar dhe intelektual në mbrojtjen e vlerave kombëtare në vitet më të vështira, për etikën e fjalës dhe ridimensionimin e saj në kulturën shqiptare, për sintezat e mëdha shkencore historiko-letrare, për vlerat kulmore artistike, për shpërfaqjen estetike të dramës së individit dhe të etnisë, si dhe për dhuntinë e përdorimit të gjuhës dhe trashëgimisë së saj, me të cilën i ka dhënë dimensione të reja letërsisë shqipe dhe kulturës shqiptare në përgjithësi”. Arsyetimin e “TEUTËS”, të përgatitur nga prof.dr.Begzad Baliu. 

Cmimin “TEUTA”akademikut Rexhep Qosja  ia dorëzoi laureati I vitit 2018, Nazmi Rrahmani. Ndërsa, laureati I “TEUTËS” për vitin 2019, akademik Zuvdija Hoxhiq Berisha dhuroi dy piktura të tij për Institutin Albanologjik  si dhe për akademik Qosjen. 

 “Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, ka për mua një rëndësi të vecantë-tha prof.Qosja. “Teuta” ëhtë një emër I madh I historisë së ilirëve , i historisë dhe I parardhësve të shqiptarëve. Prandaj, unë këtë cmim e marr me shumë nderim dhe me shumë emocion. Emri im I radhitur krahas laureatëve të tjerë më nderon. Mjerisht, numri më I madh  I tyre sot nuk janë më në jetë…Por janë të gjalla, të rëndësishme dhe të përjetshme veprat e tyre. E përgëzoj “TEUTËN” për vepritmarinë shumë të cmuar në pasurimin e komunikimin letrar, e kjo don të thotë komunikmin kulturor mes popullit shqiptar dhe atij malazez. Po nga “TEUTA” për herë të parë përkthehet vepra ime edhe në gjuhën malazeze. Dhe kjo mua më sjell kënaqësi të vecantë”.  

Laureatë të“TEUTËS” 9 shkrimtarë të shquar të letërsisë shqipe dhe malazeze 

Përderisa shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj, kryetare e Shoqatës tha se: ”“TEUTA” është vonuar me shkas për ndarjen e këtij cmimi akademikut Qosja, deri në vendimin përfundimtar që Cmimi t’I ndahej jo në Plavë-Guci ku u lind dhe u rrit, por në Prishtinë, ku u ngrit dhe dha mbi 60 vjet kontributin e tij të cmueshëm, të cilin e la trashëgimi të cmuar për ne dhe për brezat që do të vinë”. Beqiraj solli edhe mesazhin e urimit për Qosjen nga laureati paraprak Xhevahir Spahiu I cili shkruante se:”Cmimin ”TEUTA” me të cilin kisha kënqasinë dhe privilegjin të dekorohesha një vit më parë,sot përcjell së largu tek një mendje tjetër e ndritur e dheut te shqipeve. Juaji Xhevahir Spahiu”. 

Me mbështetjen e institucioneve të të tria shteteve,”TEUTA”me karvanin e shkrimtarëve “Muzat e Alpeve” përgjatë viteve 2013-2021 ka përshkuar 21 komuna dhe bashki të Kosovës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë, ka nxjerr 4 botime si dhe ka dekoruar me Cmimin për Vepër Jetësore “TEUTA” 9 përfaqësues të denjë të letërsisë shqipe dhe malazeze. Shkrimtari akademik Rexhep Qosja është laureat i 9-të I këtij cmimi krahas laureatëve paraprak: Jerem Brkoviq(Rugovë 2013), Dritëro Agolli(Kotorr 2014), Ramiz Kelmendi(Bajram Curr 2015), Mirash Martinoviq (Junik 2016), Moikom Zeqo(Tuz 2017), Nazmi Rrahmani(Krujë 2018), Zuvdija Hoxhiq Berisha(Prizren 2019) si dhe Xhevahir Spahiu(Petnjicë 2020). Ndërsa, edicioni I 9-të i Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2021” u mundësua Ministria e Kutlurës, Rinsië dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Plavës dhe Komuna e Deçanit-zyra e kryetarit të  Bashkim Ramosaj, e cila mundësoi edhe përkthimin e librit të parë të akademik Rexhep Qosjes në gjuhë malazeze “Noc je nas dan(Nata është dita jonë).