Njoftojmë miqtë, shokët dhe mbarë komunitetin se me rastin e vdekjes së më të dashurës tonë: HIDAJETE (GASHI) HAXHAJ 30 Gusht 1959 – 23 Tetor 2021 Sipas traditave familja e të ndjerës Hidajete; bashkëshorti Aliu, djemtë Fekrimi, Faruku, Smaili, vajza Anita së bashku me kushëri dhe të afërm presin vizita ngushëllimi (për burra dhe gra) të Shtunën më 20 Nëntor 2021, duke filluar nga ora 10:00 paradite deri në ora 4:00 pasdite në Ossy’s Café, që gjendet në këtë adresë: 160 Lincoln Avenue , Hawthorne, NJ 07506 Telefoni kontaktues: 917.463.8336 dhe 646.620.2668…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Shoqata Malësia e Madhe në New York, organizon mbrëmje për rritje fondesh
Shoqata Malësia e Madhe në New York, do të organizojë të premten, më 12 nëntor, mbrëmje për bashkim fondesh. Lexo njoftimin e plotë: Shumë të nderuara motra të komunitetit shqiptaro-malësor të New York-ut, dhe vendeve përreth, edhe ju të respektuar vëllezër malësor! Shoqata Malësia e Madhe me datë 12. 11. 2021, në Ciao Retaurant 5-7 John Albanece PL Eastchester , NYduke filluar prej ores 7 pm, organizon mbrëmje dhe koktej me pikësynimin rritje fondesh, me të vetmin qellim për të ndihmuar vendlindjen, thirrja e së cilës jehonë përtej maleve, fushave, kodrave, brigjeve,…
Lexo më shumëEscobari sot viziton Malin e Zi, takohet me presidentin Gjukanoviq
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do të presë sot zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-ve, Gabriel Escobar. Siç është bërë e ditur nga kabineti i Gjukanoviqit, pas takimit nuk do të ketë asnjë deklaratë për media, por do të publikohet një komunikatë. Siç ishte paralajmëruar, Escobar nesër do të takohet me kryetarët e Kuvendit dhe të Qeverisë kurse pasnesër edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar në Mal të Zi. Drejtoresha MANS-it Vanja Qalloviq Markoviq , në prag të mbërritjes së Zëvendës Ndihmës Sekretarit…
Lexo më shumëJanjiq: Serbia po e paguan Grenellin 100 mijë dollarë në muaj për lobim
Analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, në një emision televiziv në Serbi, ka thënë se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin, shkruan antenam. Ish-i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, sipas Janjiqit ky politikan amerikan haptazi mbron interesat e Serbisë sa herë që i jepet rasti. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kanë të drejtë ata që pretendojnë që Vuçiq ka dhënë shuma të majme parash për lobim, Janjiq tha se nuk e di saktë shumën, por sipas tij “janë dhënë shumë para”.…
Lexo më shumëPërurimi i përmendores me harresë ndaj viktimave të pafajshme të bombardimit të 7 nëntorit 1943
Dje, u bë përurimi i punimeve të rregullimit të hapësirës, lokacioni 030 në rrugën Mujo Ulqinaku, mbi Ranë, të njohur si përmendorja. Përshëndesim rregullimin e çdo cepi të komunës sonë që duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve. Por, përurimi i përmendores „Sloboda” u bë në 77 vjetorin e bombardimit të Ulqinit të 7 nëntorit 1943, kështu thuhet në një reagim të Forcës së Re Demokratike. Për fat të keq, ajo ditë ka qenë ditë zije për Ulqinin në të cilin Ulqini, gjatë bombardimit humbi së paku 39 banorë, e nga ata,…
Lexo më shumë