Escobari sot viziton Malin e Zi, takohet me presidentin Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do të presë sot zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Siç është bërë e ditur nga kabineti i Gjukanoviqit, pas takimit nuk do të ketë asnjë deklaratë për media, por do të publikohet një komunikatë.

Siç ishte paralajmëruar, Escobar nesër do të takohet me kryetarët e Kuvendit dhe të Qeverisë kurse pasnesër edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar në Mal të Zi.

Drejtoresha MANS-it Vanja Qalloviq Markoviq , në prag të mbërritjes së Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar në Mal të Zi, tha se do të theksonte rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zgjidhjen e skandaleve të mëdha të korrupsionit dhe krimit të organizuar.