Lajmi i publikuar sot rreth sulmit të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd është konfirmuar nga diplomaci të ndryshme në botë. Kësisoj, Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë ka lëshuar informacion rreth sulmit të Ambasadës në Serbi. “MEPJ e Shqipërisë ka dhënë informacion qarkor për gjitha Ambasadat e Shqipërisë në botë”, thonë burime tona. Mjetet shpërthyese janë hedhur në objektin e Ambasadës në Beograd dje (e mërkurë) rreth orës 18:40. Përpos dëmeve materiale, për fat të mirë nuk kishte lëndime në njerëz. Ambasada në fjalë udhëhiqet nga…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Abazoviq u ftua në Uashington – vizita e parë e një zyrtari të qeverisë së re malazeze në SHBA
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Uashingtonit për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Abazoviq do të ketë një sërë takimesh dypalëshe në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës së re amerikane. Zëvendëskryeministri pritet të takohet me të dërguarin e ri të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton vijesti. Zyra e Zëvendëskryeministrit konfirmoi se Abazoviq do të shkojë në Shtetet e Bashkuara, por ata nuk mund të jepnin më shumë detaje. Në delegacionin malazez është i…
Lexo më shumëHera e parë që tre politikanë shqiptarë të nivelit të lartë përfaqësojnë shtete të ndryshme – Kurti, Abazoviq dhe Ahmetaj në samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup
Albin Kurti, Dritan Abazoviq dhe Arben Ahmetaj, tre politikanë shqiptarë për herë të parë do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme në një takim rajonal në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq është në Shkup, ku nesër do të mbahet samiti i dytë i Ballkanit Perëndimor, i titulluar “Promovimi i Përfshirjes dhe Solidaritetit në Evropë”. Siç u njoftua nga Qeveria e Malit të Zi, Abazoviq u takua sonte në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një kokteji të përgatitur për mysafirët nga…
Lexo më shumëBosch-Borrellit: BE përsëri tregoi paaftësi në lidhje me Kosovën
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, vazhdon të ndjek me interes problemet në Kosovë dhe raportet Kosovë-Serbi. Për aksionin e sotëm të policisë në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe veriun, Bosch ka kritikuar qëndrimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Bosch, ka thënë se BE-ja po e tregon edhe një herë paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. “Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër…
Lexo më shumëAmbasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde. Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar kishte krahasuar këtë aksion…
Lexo më shumë