Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës. “SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit.…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Reagon NATO: Aksioni në veri, veprim për vendosjen e ligjit
Aleanca veri-atlantike, NATO, e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si, “veprim për vendosjen e ligjit” dhe thotë se misioni i KFOR-it në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante. Një zyrtar i NATO- ka thënë se “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”. Në përgjigjen e zyrtarit të…
Lexo më shumëKFOR: Policia e Kosovës kreu operacion në zbatim të ligjit, ishim në komunikim të vazhdueshëm më institucionet përkatëse
Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion kundër kontrabandës së mallrave, operacion ky që u zhvillua në katër lokacione, ku u prangosën katër persona, e pesë tjerë janë në kërkim. Policia po ashtu bëri të ditur se në operacionin e sotëm janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj. Në njoftimin zyrtar nga Policia thuhet se, në rajonet tjera operacioni policor ka…
Lexo më shumëKurti: Kontrabandën do ta parandalojmë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se aksioni në disa lokacione të Kosovës, përfshirë edhe në veri të vendit, kundër kontrabandës ka përfunduar, duke u zotuar se “kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”. Ai bëri thirrje që qytetarët të mos “bien pre” e disa raportimeve të “disa mediave në Serbi”, që sipas tij duan ta politizojnë dhe etnizojnë këtë aksion. “Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që…
Lexo më shumëParalajmëron Rexhep Qosja: Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ndodhë!
Akademiku Rexhep Qosja, tha se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ndodhë. Duke përmendur tri data të rëndësishme për historinë e shqiptarëve, Qosja shtoi se e katërta dhe më e rëndësishme do të jetë dita e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. “Shqiptarët e kanë të drejtën e tyre historike të bashkohen sepse janë populli më i vjetër në këto troje. Kanë të drejtën historike, gjeografike, etnike dhe politike. Populli shqiptar po t’i jepej mundësia të vendoste për fatin e tij, do të vendoste për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.…
Lexo më shumë