Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizat për Kroacinë, tha sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq. Brenda pak ditësh, pas përgatitjeve teknike, qytetarët kroatë do të mund të udhëtojnë në ShBA vetëm me pasaportë, raportojnë mediat kroate. Plenkoviq tha se ShBA-ja e la jashtë Kroacinë nga aplikimi për viza. “Sapo të përfundojnë përgatitjet teknike, qytetarët kroatë do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza”, tha Plenkoviq në një konferencë shtypi pas një takimi të përfaqësuesve të koalicionit qeverisës.
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Serbia tërheq automjetet e blinduara nga kufiri me Kosovën
Raportohet se mjetet e blinduara të ushtrisë së Serbisë, që të hënën, ishin vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën, sot janë larguar, ka bërë të ditur N1.info. Mjetet të blinduara “Lazar” dhe dy të tjera “Milosh” ishin stacionuar në Rashkë, dy kilometra larg kufirit në Jarinjë. “Raportohet se ushtria është tërhequr në kazermën e Rashkës”, shkruan N1.info. Ato ishin stacionuar buzë rrugës, ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në disa raste tha se ushtria ka rritur gatishmërinë luftarake. Kjo lëvizje e ushtrisë serbe si dhe patrullimi i helikopterëve…
Lexo më shumëRTV Fontana i dhuron Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj një numër të konsiderueshëm të librave
RTV Fontana u jemi mirënjohës dhe falënderues për angazhimin e tyre, ndërkaq dhuruesit te dijes nder gjenerata mësuesit te vyer dhe atdhetar Sadik Bajramaj çdo të mirë në jetë dhe falënderues në pafundësi për kujdesin e dëshmuar për këto treva shqiptare. Pas dhurimit të librave për Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj, kështu shkruan në një postim në faqen e ti në Facebook, zt Zeqir Mehmetaj. Me iniciativën e familjës, dhe mbështetjen e dëgjuesve të RTV Fontanës, me rastin e 86 vjetorit të datëlindjes së mësuesit Sadik Bajramaj nga…
Lexo më shumëProfesori britanik: Me ngritjen e avionëve të vjetër pranë Kosovës, Vuçiqi bëri shfaqje të dobët
Jehona e zhvillimeve në veri të Kosovës u dëgjua edhe në Bruksel. Madje Bashkimi Evropian për këtë çështje ka ftuar në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, për një takim të mërkurën. Mirëpo, profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir, Brukselin zyrtar po e sheh një ndërmjetësues të dobët. Sipas tij Brukseli do të jetë një teatër ku do të viktimizohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Unë pres që delegacioni serb do të përdorë takimin thjesht si një mundësi për ta shprehur teatralisht, zemërimin e tyre ndaj Qeverisë Kurti dhe…
Lexo më shumëDhurohen pajisje shkollore për nxënësit e shkollës së Plavës
Edhe pse larg nga vendlindja, bijtë e saj për asnjë çast nuk e ndalin kujdesin dhe dashurinë për trojet e të parëve dhe mirëqenien e kësaj treve. Te tillë janë vëllezërit Rrustem, Ismet, Shefket dhe Xhaferr Sinanaj nga Hoti i Kujit të Plavës, me banim në New York dhe pronar të disa restoraneve si Empire Stake House dhe Chaz Palminteri Italian Restaurant. Gjatë këtyre ditëve ata dhuruan pajisje shkollore për nxënësit e shkollës “Hajro Shahmanovic” të Plavës si vijon: 200 çanta dhe vegla pune (vizore, kompase, fletore etj.). Duke dashur…
Lexo më shumë