Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, ka treguar për marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar Forumi Shqiptar me qeverinë e re në Podgoricë. Dukaj ka thënë pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në Mal të Zi është edhe Kosova. “Ne kemi bërë një marrëveshje që është shumë e qartë, që e ka nënshkruar vetë (lideri i Frontit Demokratik, Andrija) Mandiq, dhe në atë marrëveshje është shumë e qartë e definuar edhe çështja e Kosovës si çështje e mbyllur, e paprekur. Pastaj integrimi në BE, fuqizimi…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Life and light for woman (1897) / Rrëfimi i misionares amerikane Ellen Maria Stone mbi kontributin e Gjerasim Qiriazit dhe familjes së tij për lartësimin e kombit shqiptar
Burimi : Life and light for woman, prill 1897, faqe n°144 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Janar 2024 “Life and light for woman” ka botuar, në prill të 1897, në faqet n°144 – 148, rrëfimin e misionares, mësueses dhe autores amerikane Ellen Maria Stone mbi kontributin e Gjerasim Qiriazit dhe familjes së tij për lartësimin e kombit shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Shqipëria Mundësia në Shqipëri Katërmbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet më parë u diplomua në Institutin…
Lexo më shumëMos heqja e kishës në Rumi dhe objekteve të egra në liqenine Shkodrës – pafuqia e shtetit të Malit të Zi në raport me Kishën Ortodokse Serbe dhe moszotësia e partive shqiptare!
Nga Hajrullah Hajdari Me rastin e konstituimit të saj, Qeveria e 44-të, dhe jo vetëm ajo, premtoi publikisht se do të angazhohet fort për funksionimin e shtetit ligjor që nënkupton ndër të tjera zbatimin e ligjeve të shtetit të vet dhe barazinë e të të gjithë qytetarëve para shtetit dhe ligjit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare apo fetare. Padyshim, një premtim i tillë, jo se premtime të tilla kanë munguar edhe nga qeveritë e mëparshëme, na bën të mendojmë se ndoshta, më në fund, e kanë përnjëmend dhe do…
Lexo më shumëLajm mortor nga Familja HYSENAJ
Me pikëllim të thellë, njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot, më datën 20 janar 2024, në New York, ndërroi jetë i dashuri ynë UJKAN HALIL HYSENAJ (i lindur më 1951 në Hot të Plavës) Trupi i të ndjerit do të ekspozohet nesër, me 21 janar 2024, në Xhaminë Islame në adresën 114-11 91ST AVE RICHMOND HILL, NY 11418, duke filluar nga ora 4:00pm deri në 12:00pm. Varrimi do të bëhet të hënën, më datën 22 janar, në Washington Memorial Cemetery, Canal St, Long Island City. Të pikëlluar: Vellau Rama,…
Lexo më shumëProblem me softuerin në kufirin e Malit të Zi, të gjithë qytetarët e Kosovës ishin në kërkim nga Interpoli
Disa qytetarë të Kosovës sonte kanë pritur me orë të tëra në pikën kufitare në Bozhaj të Malit të Zi, pasi sistemi i Interpolit vazhdimisht u ka treguar policëve kufitar një paralajmërim se bëhet fjalë për dokumente dhe persona të kërkuar në sistemin policor ndërkombëtar. Problemi u shfaq në funksionimin e softuerit të Interpolit, i cili për të paktën tre orë tregonte se po kërkoheshin vetëm dokumente nga Kosova. Kreu i Drejtorisë së Policisë ka konfirmuar për “Vijesti” se problemi me softuerin është rregulluar rreth orës 20:30, pas së cilës…
Lexo më shumë