Kriporja e Ulqinit drejt rilindjes: Themelimi i Ndërmarrjes Publike hap kapitull të ri për këtë zonë të çmuar ekologjike

Pas një procesi të gjatë negociatash dhe konsultimesh, Komuna e Ulqinit, Ministria e Ekologjisë dhe Ministria e Financave kanë arritur një marrëveshje historike që përmbyll të gjitha procedurat për themelimin e Ndërmarrjes Publike “Kriporja e Ulqinit”. Ky vendim, i mbështetur nga përfaqësues të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i hap rrugë rikthimit të kësaj zone unike ekologjike në funksion të qytetit dhe komunitetit lokal. Kriporja e Ulqinit, e njohur ndërkombëtarisht për biodiversitetin dhe rëndësinë e saj si habitat për shpendët shtegtarë, prej më shumë se dy dekadash ishte e…

Lexo më shumë

Në përvjetorin e rënies, ecje në nderë të Mujë Krasniqit

Në shënim të përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkuftëtarëve të tij, një grup familjarësh, bashkëluftëtarësh dhe qytetarësh po zhvillojnë sot një ecje përkujtimore përgjatë shtigjeve të zonës ku ai dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së ranë heroikisht, në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Pashtrik, në dhjetor të vitit 1998. Kjo ecje po bëhet për të përkujtuar sakrificën dhe qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Pjesëmarrësit po ndjekin shtigjet historike që shënojnë momentet e rënies së heronjve. Ecja ka për qëllim ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e të rënëve dhe përcjelljen e…

Lexo më shumë

E vërteta pas kërkesës për përfaqësim të garantuar: histori e humbur, propagandë e sotme

Nga Ali Salaj, Ulqin Kërkesa për përfaqësim të garantuar të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe e drejta e vetos u shfaq papritur dhe me një pompozitet të shtuar në opinionin shqiptar. Parë në këndëvështrimin aktual politik, kjo kërkesë mund të kuptohet si  një karrem për elektoratin shqiptar, por njëkohësisht është edhe një formë e manipulimit për të arsyetuar strukjen  e përfaqësuesve shqiptarë në postet e pushtetit. Është kjo një shkollë e njohur e politikës që kur je ngusht, promovo opinionin me “topitje” ose “mashtrim të masave”. Ky…

Lexo më shumë

Përkujtim: Sheh Tahir Kanaqi personalitet i nderuar  nga Kraja e Shkodrës

Me rastin  katërdhjetë vjetorit te vdekjes(1985-2025) Në sajë të veprimtarisë së tyre personalitete të veçanta nderohen edhe pas vdekjës jo vetëm në vendin ku kanë jetuar e vepruar por edhe më gjerë, duke qenë model në kohën e tyre  dhe më pas. Në këtë kategori bën pjesë edhe sheh Tahir Kanaqi, nga Kraja e Shkodrës, i cili ka qenë  personalitet shumëplanësh si imam, sheh, edukator, intelektual e humanist duke  mbetur i pa përseritshëm deri në ditët tona Nail  Draga Ndonëse  për nga përgatitja profesionale ishte teolog, ai ishte i përgatitur me…

Lexo më shumë

Il Piccolo di Trieste (1913) / Intervista ekskluzive me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

Prenk Bib Doda (1860 – 1919) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Dhjetor 2025 “Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të mërkurën e 30 prillit 1913, në ballinë, intervistën ekskluzive asokohe me Prenk Bib Dodën në Trieste rreth dorëzimit të Shkodrës dhe fatit të ardhshëm të Shqipërisë, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Një intervistë me Bib Dodën, princin e Mirditës Prenk Bib Dodë Pashai, princ i Mirditës, ndodhet përkohësisht në Trieste. Pas një qëndrimi të gjatë në Itali,…

Lexo më shumë