(Me rastin e 75-vjetorit 1945-2020) Ndër ngjarjet tragjike të popullit shqiptar që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore është Masakra e Tivarit e cila ka ndodhur me 1 prill 1945. Në këtë masakër të realizuar nga njësitë ushtarake të Jugosllavisë aty janë likuiduar një numër i madh shqiptarësh nga Kosova, me përmasat e gjenocidit, të cilët ishin mobilizuar për të ndjekur okupatorët gjermanë në pjesën perëndimore të ish-Jugosllavisë. Mobilizimi i tyre në Kosovë ka pasur një prapavi të caktuar politike sepse si qellim kishte spastrimin e Kosovës nga…
Lexo më shumëCategory: OPINIONE
Opinion: Arsyet pse është tradhti kombëtare shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi
1. Sepse me dhënien eventuale të komunave veriore Serbisë, krijohet një pykë serbe që hyn ndërmjet tokave shqiptare të Kosovës aktuale dhe Sanxhakut shqiptar të Novi Pazarit, që aktualisht është në Serbinë jug-perëndimore, por që dikur ka qenë pjesë e pandashme e Vilajetit të Kosovës; 2. Rripi eventual serb që mund të hyjë ndërmjet Kosovës dhe Sanxhakut do të sillte ndërprerjen përfundimtare të komunikimit tokësor ndërmjet shqiptarëve nga të dyja anët, dhe si pasojë do të shkaktonte asimilimin përfundimtar të shqiptarëve të asaj krahine të mbetur nën Serbi si dhe varrosjen e aspiratës së tyre për autonomi, pavarësi apo bashkim me Kosovën; …
Lexo më shumëDr Hakif BAJRAMI: TREPUSHTETI AKTUAL NË KOSOVË
Kosova e ka Kushtetën legjitime dhe legale. Në bazë të saj, dihet seicili institucion shtetëror se me çfarë detyrash është i autorizar t` i ushtrojë. Në bazë të Kushtetutës Republikës Kosovës, Qeveria e Kosovës e drejton politikën e jashtëme. Në këtë politikë ka hise ceremoniale edhe Presidenti i Republikës. Tash shtrohet pyetja, kush e ka autorizuar delgaconin e LDK-ës të takohet javë më parë me Grenellin në Berlin. Qeveria Jo. Edhe më konkretisht. Kush e ka autorizuar Skender Hysenin pastaj të shkojë në SHBA e ta takojë Grenellin, për të…
Lexo më shumëEgoja që s’na lë t’i çelim sytë kurrë
Adem Breznica, gazetar i pavarur nga Prishtina Gjenitë shqiptarë të Kohës Moderne themeluan, ngritën, ndërtuan, modernizuan apo dhe fuqizuan shtete si Mali i Zi, Serbia, Greqia, Maqedonia, Turqia dhe Italia, por kurrë nuk arritën ta bëjnë një Shqipëri e Kosovë normale. Ku qëndron (pa)arsyeja? (Pa)logjika e gjithë kësaj është se tek ne shqiptarët gjenitë tallen, përndiqen e syrgjynosen, ndërkaq të marrët lavdërohen, ngrihen e pushtetohen; qasje kjo krejt e kundërt tek popujt e tjerë karshi këtyre dy niveleve shoqërore, qofshin ato edhe nga soji i huaj. Egoja që kultivohet ndër ne është: “Nuk është me rëndësi nëse unë jam mirë, por është…
Lexo më shumëDioGuardi: Mos lëshoni pe para Serbisë, SHBA do të mbeten Miku i Kosovës pavarësisht nga presidenti Trump
nga Shirley Cloyes DioGuardi Vitin e kaluar, më 14 shkurt 2019, si Këshilltare për çështjet e Ballkanit në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, unë botova tekstin “Kosova duhet të ruajë Kursin” në portale nëpër botë. Në të, unë thashë që, besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë kapërcyer kufijtë e tyre duke i bërë thirrje Kosovës që të shfuqizojë taksën e saj të importit 100 për qind në Serbi. Për më tepër, unë deklarova se është një kontradiktë për Shtetet e Bashkuara të pretendojnë se respektojnë sovranitetin e Kosovës, ndërsa këmbëngulin…
Lexo më shumë