Në një kohë kur Ballkani përballet me sfida të reja gjeopolitike dhe Kosova gjendet në një udhëkryq vendimtar, zëri i diasporës sonë bëhet edhe më i rëndësishëm. Z. Martin Vulaj, një përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptar në SHBA dhe veprimtar i angazhuar, ka ndarë një përmbledhje mbresëlënëse nga vizita e tij së fundmi në Washington, D.C., ku mori pjesë në zhvillime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe raportet e saj me NATO-n dhe SHBA-në. Postimi i tij i mëposhtëm, i publikuar në faqen e tij në…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Deli Balidemaj viziton Bashkinë e New Yorkut
Anëtari i Këshillit Rajonal të Bavarisë së Epërme dhe Këshilltar Bashkiak në Mynih, Gjermani, z. Deli Balidemaj, qëndroi sot për një vizitë në ambientet e Bashkisë së New Yorkut. Gjatë kësaj vizite, ai u prit ngrohtësisht nga disa Këshilltarë të qytetit të New Yorkut. Z. Balidemaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në disa takime me rëndësi me zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjatë qëndrimit të tij, ai nuk harroi të takohej edhe me komunitetin e Plavë-Gucisë, të cilët bashkohen në piknikun vjetor të mërgimtarëve…
Lexo më shumëNjë donacion i çmuar për Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj nga vëllezërit Ahmetaj
Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, mbërriti një donacion me shumë vlerë për këtë godinë të ndërtuar me kontributin bujar të mërgatës sonë. Kelmend Riza Ahmetaj, i cili jeton në Vuthaj, në bashkërendim me vëllezërit e tij, Fadil dhe Demush Ahmetaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhuruan 2500 dollarë amerikanë për blerjen e 50 karrigeve dhe 6 tavolinave portative (të palosshme). Ky donacion u bë në nder dhe kujtim të babait të tyre të ndjerë, Riza Zymer Ahmetaj, duke e kthyer veprën në një akt dashurie dhe respekti…
Lexo më shumëProf. Rexhë M. Gjonbalaj: Arsimtar, pedagog dhe atdhetar i përkushtuar
Prof. Rexhë M. Gjonbalaj lindi në fshatin Vuthaj të Plavë-Gucisë në vitin 1934 dhe ndërroi jetë më 15 maj 1995 në qytetin e Pejës. Ai ishte një nga figurat më të dalluara të arsimit shqiptar në Kosovë dhe një zë i fortë i çështjes kombëtare shqiptare përgjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Pasi përfundoi studimet në fushën e shkencave ekzakte, ai i përkushtoi jetën profesionit të mësimdhënësit, të cilin e ushtroi për afro 40 vjet rresht në Normale dhe më pas në Gjimnazin e Pejës “11 Maji”, sot i…
Lexo më shumëNë ambientin e Qendrës për Kulturës “Husein Bashiq” në Plavë, u promovua filmi dokumentar “Vuthajt sot”
Dokumentar vërtetë i qëlluar, me peshë dhe vlerë të lartë i refleksioneve shumë përfshirëse kulturore e artistike Shaban Hasangjekaj Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, është vendbanim me popullatë tërësisht shqiptare. Është fshat piktoresk me pozitë kodrinore, me bukuri tërralla natyrore (kanione, ujëvara, shpella, etj.), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizituesve, turistëve nga komuna dhe më gjerë. Mysafirët me rastin e vizitës së bërë fshatit fitojnë përshtypjen se kanë të bëjnë me njëtrevë atraksionesh e bukurish që ka krijuar natyra, e të cilat rrallëkund mund t’i hasin, si Ujëvara Gërla, Syri i kaltër (i Skavkaçit), Lugina e Ropojanit, Bjeshka e Bjeliçit, Krojet e Ali Pashës, etj. Në të kaluarën jo shumë të largët, Vuthajt ishin njëri ndër…
Lexo më shumë