KM Albin Kurti takohet me mërgimtarët nga Hoti i Plavës

Gjatë këtyre ditëve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarisht priti në zyrën e tij aktivistin e dalluar të komunitetit shqiptaro-Amerikan, zt Shpen Haxhaj, i shoqëruar nga Shyqri Hoti dhe Ben Sh Hoti, pjesëtarë këta të një familje të shquar atdhetare  nga treva e jonë . Po ashtu ne takim muaren pjesë edhe Nufri Lekaj dhe Fatmir Lekaj, veprimtar te shquar nga Norvegjia me origjine nga Rugova. Në takim u shkëmbyen ide dhe përvoja të përbashkëta, si dhe u analizua roli i madh që mërgata ka në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.