Ka ndërruar jetë sot doktori i shquar plavë-gucias Dr Agron Lecaj

Sot më datë 10 Nëntor ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare Dr Agron LECAJ.

Dr.Agron Lecaj ishte doktori i vetëm shqiptar që viteve te fundit me përkushtim dhe dedikim të pa shoq u shërbeu banorëve te trevës tonë. Përkundër sfidave te jetës ai deri në frymën e fundit të jetës dha maksimumin për trevën e  Plavës e Gucisë ndervite .

Do ë kujtojmë gjithmonë si doktorin të shquar dhe do na mungoj shumë si profesionisti dhe humanist që ishte ai.

Ndërkaq në një njoftim publik të   familjes LECAJ ndër të tjera thuhet:

Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët së sot me datë 10 Nëntor ndërroi jetë ne moshën 55 vjeçare me i dashuri ynë

Dr. AGRON SHIQER LECAJ    

Detajet e varrimit do të ju njoftojmë më vonë.

Familja Lecaj.

Portali ynë “Plava e Gucia Sot” i shprehë ngushëllime më të sinqerta familjes, t’afermve të Dr Agron Lecajt.

PLAVA E GUCIA SOT