FONDACIONI PLAVË-GUCI DO MBAJ KUVENDIN E RREGULLT ZGJEDHOR

Të nderuar bashkëvendas nga Plava dhe Gucia, anëtarë dhe kontribuues të Fondacionit Plavë-Guci që jetoni dhe punoni në New York, New Jersey dhe Connecticut, ju njoftojmë se më datën 14 Prill, duke filluar në orën 12:00 PM, do të zhvillohen zgjedhjet e reja për Kryesinë e FPG. 

Ky njoftim është jo vetëm një lajmërim, por edhe një ftesë për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja si kandidat ose zgjedhës për Kryesinë e re të FPG. Shpresojmë në pjesëmarrjen tuaj për të vazhduar përpara së bashku. Pa dashur të krenohemi për punën e palodhur që kemi bërë ose të shpjegojmë kritikat me ose pa vend, ju ftojmë të merrni pjesë në zgjedhje.

Zgjedhjet janë alternativa më e mirë për të zgjidhur së bashku çdo sfidë dhe për të qenë bashkë, ashtu si dikur, moti të parët tanë në odën e kuvendit, për të ndarë së bashku dhimbjet dhe gëzimet.

Me respekt, Kryesia e FPG.

Jeni të mirëseardhur më datën 14 Prill 2024 në 970 Morris Park Ave, Bronx, NY 10462, nga ora 12:00 PM.