Në Mali të Zi: NDALOHET DALJA NGA SHTËPITË DITËVE TË PUNËS PREJ ORËS 19 DERI NË ORA 5 NË MËNGJES, DHE NGA E SHTUNJA PREJ ORES 13 DERI TË HËNËN NË ORA 5

MASAT E REJA TË TKT

“Nëse nuk do të jemi në gjendje të gjithë së bashku që të investojmë në shëndet, duhet të investojmë shumë më tepër në sanimin e pasojave, e për fat të keq do të ketë humbje të jetëve njerezore të cilat është e pamundur të kthehen” është thënë në komunikatën e Qeverisë.

Me anë të masave të reja të  Trupit Kombëtar për Koordinim të mbrojtjes së qytetarëve nga Koronavirusi ndalohet dalja nga objektet e banimit prej orës 19 deri në ora 5 në mëngjes prej të hënës deri të premten .

Gjatë vikendit masa e mbrojtjes do të vlejnë prej të shtunës nga ora 13 deri të hënën në ora 5 në mëngjes.

“Ndalesa vlen për të gjithë pos përjashtimeve të parapara me ndalesë” shpjegohet nga TKK. /Plava e Gucia Sot