Herkulesi nga Gucia

Karriera e marrjes së tij me disiplinën sportive bodybuilding është mjaft e pasur dhe e suksesshme. Ka arritur rezultate të rëndësishme me pjesëmarrje në gara shtetërore dhe ndërkombëtare në vitet ‘70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar. Herkulesi gucian Rafet Kolenoviq ka fituar një mori mirënjohjesh në Slloveni, Australi e Amerikë Në të kaluarën e largët – në kohën e ish-Jugosllavisë, por edhe në atë të afërt, në kohën e sistemin pluralist, treva e Plavës dhe Gucisë ka dhënë një numër të konsiderueshëm personalitetesh, të cilët kanë bërë emër dhe…

Lexo më shumë

Profesionist me vizion të gjerë shkencor

Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, dikur ishte njëri ndër vendbanimet më të mëdha në Komunën e Plavës. Aso kohe, numëronte mbi 200 familje me mbi 1200 banorë tërësisht të popullatës shqiptare. Është fshat piktoresk përballë Alpeve të thepisura shqiptare, e rrëzë bjeshkëve të larta me pyje e kreshta: Bjeliçit, Ropojanit e Zastanit, me pozitë kodrinore, me bukuri e atraksione të rralla natyrore (kanione, ujëvara, lugina, bregore e shpella), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizitorëve nga komuna, por edhe e turistëve mysafirë anekënd botës, të cilët fitojnë…

Lexo më shumë

Video mesazh për Plavë-Guciasit me banim në Kosovë nga, Bernarda Radoncic kandidate LVV për deputete

Bernarda Radoncic kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në parlamentin e Republikës së Kosovës përmes një video  mesazhi ju ka drejtuar bashkëvendësve te saj me banim ne Kosove qe ta përkrahin kandidimin e saj për deputete ne parlamentin e RKS. Postimi i plotë Përshëndetje te dashur bashkëvendës nga Plave Gucia kudo qe gjendeni, ne Plave Guci dhe ne tere globin Fillimisht shpreh konsideratat e mija me te larta qe unë ndiej nga thellësia e shpirtit tim për këtë treve, qe gjithmonë me ka bere krenare për rrënjët e origjinës time,…

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar serb në Mal të Zi propozoi që Murina të ndahet nga Plava dhe të bëhet komunë e pavarur

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Serb të Malit të Zi njoftuan dje gjatë bisedimeve me udhëheqësit e Andrijevicës se së shpejti do të kërkojnë nga organet kompetente shtetërore, me një iniciativë zyrtare, t’i epet  Murinës statusin e një komune të pavarur, shkruan Dan. Ata theksuan se kjo është një nevojë e natyrshme e banorëve të Murinës dhe vendeve përreth që aktualisht janë pjesë e komunës së Plavës. Ata deklaruan se deri më tani, kjo zonë, në të cilën jetojn kryesisht popullata ortodokse, ka qenë e ekspozuar ndaj prapambetjes ekonomike . “Ne…

Lexo më shumë

Digjet stalla e bagëtisë e familjes Çelaj në Vuthaj (foto)

Vuthaj 6 Shkurt 2021 Mëngjesin e sotëm familja e Arif Çelajt ne fshatin Vuthaj, komuna e Gucisë u zgjua e tronditur duke parë stallën e bagëtisë të bërë shkrumb e hi. Gjithçka që gjendej  brenda këtij objekti , si bagëti, ushqimi i bagëtisë, mjetet e punës etj, i shkatërruan flaket e zjarrit në tërsi. Informacion zyrtar mbi shkaqet e zjarrit nuk ka, mirëpo dëmet  për familjen Çelaj janë të konsiderueshme . Intervenimi i zjarrfikësve ishte i menjëhershëm (posa u lajmëruan arritën te vendi i ngjarjes) megjithatë ishte e pamundur të…

Lexo më shumë