Nga Plava në Gjakovë përmes Rozhajes sot duhet kaluar 153 kilometra me hapjen e pikes kufitare Qafë Vranicë – Plavë vetëm 86km për të arritur në Gjakovë, apo gjysma e kohës ekzistuese, pra një orë e gjysëm. Nëse hulumton për këtë pikëkalim kufitar Qafë Vranicë – Plavë përpos marrëveshjes të bërë në vitin 2011 në mes Shqipërisë dhe Malit te Zi do te hasesh edhe ne këtë informacion “ Ky vendkalim është ende në fazën e përfundimit. Ndodhet në afërsi të fshatit Çerem të rrethit të Tropojës. Pas përmirësimit të…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
VUTHAJ – FSHATI QË E RUAJTI ME FANATIZËM IDENTITETIN KOMBËTAR
Berat Luzha Shtegtime nëpër Atdhe (XXVII) Vuthaj është fshat i komunës së Gucisë, që ndodhet në zemër të Alpeve Shqiptare, tash në Mal të Zi. Është fshat dhe trevë etnike shqiptare midis trekufirit shtetëror Shqipëri – Kosovë – Mali i Zi. Kufizohet me Gucinë (te Krojet e Ali Pashë Gucisë), me Malësinë e Gjakovës (Tropojë), me Thethin (Dukagjin), me Lëpushën (Kelmend). Në një rrugë automobilistike nëpër një luginë shumë të begatë e mes maleve të larta, Vuthaj lidhet me Gucinë (rreth 5 km) dhe me Plavën (rreth 15 km). Fshati…
Lexo më shumëHAJRIJE DEDUSHAJ-PRELVUKAJ, ME PËRKUSHTIME E KONTRIBUTE PËR FAMILJEN E KOMBIN E VET
Nga Ramiz LUSHAJ Ishte i dhimshëm 9 nëntori i vitit 1981 kur një autobus-tragjedi u rrëzua në lartësi të malit të Çakorrit, ku përkundër përkujdesjes së lartë familjare e shëndetësore, ndrroi jetë dhe mësuesi i Pejës, i riu atdhetar Bajram Prelvukaj i Martinajve të krahinës historike, kulturore e turistike të Plavë-Gucisë. Ai, në gjendje të randë, në koma spitalore, e mori lajmnimin e gëzuar ma të madhin e të fundit në gjallje të tij: u shtua me djalë, i pagëzuem prej tij me emrin Alban, që vinte pas dy motrave…
Lexo më shumëU mbajt seminari i promovimit të turizmit në Plavë Guci
Guci 31 Janar 2020 Në ambientet e Hotel Rosi në Guci, nën organizmin e Regional Cooperation Council – RCC u mbajt seminari njëditor për zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Nëmuna me fokus të veçantë në fshatin Vuthaj dhe lokalitete tjera në Plavë Guci. Morrën pjesë në seminar disa përfaqësues bizneseve të turizmit aktivë në zonën e projektit gjegjësisht nga Vuthajt. Qëllimi i seminarit ishte të ofronte një pasqyrë të përgjithshme mbi programet dhe iniciativat që mbështesin zhvillimin e turizmit nëpërmjet përdorimit të teknologjive së informimit dhe komunikimit. Në pranvere…
Lexo më shumëKronikë: BETEJA E NOKSHIQIT DHE 140 VJET TË FAMËS SË SAJ
Zymer U. Neziri Akademi përkujtimore kushtuar 140-vjetorit të Betejës së Nokshiqit dhe luftës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë nga pushtimi i Malit të Zi, e mbajtur në Pejë, më 18 janar 2020 Kjo akademi përkujtimore iu kushtua 140-vjetorit të Betejës së Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe Luftës së Janarit 1880 të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë kundër ushtrisë së Malit të Zi. U organizua nga Klubi i Intelektualëve të Rugovës dhe nga universiteti ’’Haxhi Zeka’’. U mbajt në…
Lexo më shumë