Kryetarja e Preshevës: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginë

Kryetarja e komunës së Presheva, Ardita Sinani, ngriti alarmin nga Tirana, ku ndodhet për samitin e diasporës, për përkeqësimin e situatës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nga studio e Ditarit të pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN, Sinani theksoi se po përdoren metoda moderne të spastrimit etnik në heshtje, që po çojnë në zbrazjen e tre komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. “Tani shtypja e shkeljes sistematike ka filluar me përmasë të madhe. Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik në heshtje, duke nxitur një shpërngulje të madhe…

Lexo më shumë

Pazari i Ri ( Yeni Pazar-Novi Pazar) sipas  Theodor Ippen-it

Ismet Azizi: Dëshmi për shqiptarët dhe Lidhjen e Prizrenit në Sanxhak Në një kohë kur historia e Sanxhakut shpesh deformohet ose anashkalohet, burimet austro-hungareze mbeten ndër dëshmitë më të rëndësishme për strukturën etnike dhe politike të këtij rajoni. Një ndër këto burime është edhe përshkrimi i konsullit dhe studiuesit austriak Theodor Ippen, i cili në fund të shekullit XIX jep një pasqyrë të detajuar për Pazari i Ri in dhe rrethinën e tij. Ky tekst nuk është vetëm një përshkrim gjeografik — ai përmban të dhëna të drejtpërdrejta për praninë…

Lexo më shumë

KF Deçiqi fiton 4:2 ndaj FK Jedinstvo Bijello Pole

Tuz — KF Deçiqi ka regjistruar sot një fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur FK Jedinstvo Bijelo Polje me rezultat 4:2. Ndeshja u zhvillua në Arena Besa, në Tuz, ku ekipi nga Malësia dominoi për pjesën më të madhe të takimit dhe arriti të sigurojë tre pikë të vlefshme. Heroi i takimit ishte Trimror Selimi, i cili shënoi dy gola për Deçiqin në minutat 37 dhe 50. Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe talenti 17-vjeçar Mark Gjokaj, i cili realizoi në minutën e 41, duke konfirmuar potencialin e…

Lexo më shumë

Sot shteti i New York-ut ul flamujt në gjysmështizë në nder të ish-kongresistit Eliot Engel

NEW YORK — Në shenjë nderimi për jetën dhe kontributin e tij të gjatë publik, shteti i New York ka urdhëruar uljen e flamujve në gjysmështizë në nder të ish-kongresistit të njohur amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Urdhri për uljen e flamujve është dhënë nga guvernatorja e shtetit, Kathy Hochul, e cila theksoi se Engel ishte një shërbyes i palodhur publik dhe një figurë me ndikim të madh në jetën politike të shtetit dhe të vendit. Në deklaratën e saj, guvernatorja Hochul vlerësoi kontributin e…

Lexo më shumë

FONDACIONI “TROJET TONA”, ME MBËSHTETJEN KRYESORE TË FONDACIONIT LUKAJ, SHPËRNDAN 77,000 EURO BURSA PËR STUDENTËT SHQIPTARË NË MAL TË ZI

Fondacioni Trojet Tona, duke vazhduar misionin e tij fisnik dhe thellësisht atdhetar, ka realizuar edhe këtë vit një veprimtari me rëndësi të veçantë kombëtare. Sot, në Plavë, ky fondacion shpërndau bursa për 81 studentë shqiptarë nga trojet autoktone shqiptare në Mal të Zi, në vlerë totale prej 77,000 euro (mbi 90,000 dollarë). Ky akt fisnik përbën një dëshmi të qartë se investimi në arsim është investim në të ardhmen e kombit dhe në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në trojet tona shekullore. Kjo nismë madhore u bë e mundur falë…

Lexo më shumë