SUKSES EVROPIAN: VAJZA NGA TUZI, ANDREA BERISHAJ, FITON MEDALJEN E BRONZTË

Andrea Berishaj fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

12 Maj, 2026 in Sport, Headline

Andrea Berishaj fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Sportistja nga Malësia, Andrea Berishaj, ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për seniorë në taekwondo, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Berishaj garoi në kategorinë deri në 67 kilogramë, ku ishte e lirë në raundin e parë. Në vazhdim ajo mposhti ukrainasen Alisa Pavlenko, ndërsa në duelin vendimtar për medalje triumfoi ndaj italianes Giulia Maggiore.

Rrugëtimi i saj drejt finales u ndal në gjysmëfinale nga kampionia e dyfishtë e botës, hungarezja Luana Marton, por medalja e bronztë mbetet një rezultat i jashtëzakonshëm dhe një arritje e madhe për sportisten nga Malësia.

Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për Andrea Berishajn, e cila vazhdon të dëshmojë talentin dhe përkushtimin e saj në garat ndërkombëtare, ku edhe më parë ka fituar medalje në kompeticione evropiane.