NDERIM I VEÇANTË PËR NJË FIGURË TË GAZETARISË – ZENUN ÇELAJ DEKOROHET ME MEDALJE PRESIDENCIALE

Një vlerësim i lartë shtetëror i është ndarë njërit prej emrave të njohur të gazetarisë, bashkëvendësit tonë Zenun Çelaj. Përmes një njoftimi publik, Lirak Çelaj ka bërë të ditur se babai i tij është nderuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Medaljen Presidenciale të Meritave. Ky vlerësim i rëndësishëm vjen si rezultat i kontributit të jashtëzakonshëm të Zenun Çelajt në fushën e gazetarisë, një angazhim që ka zgjatur për më shumë se gjashtë dekada. Një jetë e tërë në shërbim të fjalës së lirë dhe…

Lexo më shumë

Shqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor në Kosovë, me ministrin Maqedonci flasin për avancimin e sistemit të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim komandantin e anijes zbarkuese USS Pearl Harbor, shtetasin amerikan me prejardhje shqiptare, Alban Dervishi. Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Lexoni të plotë postimin e ministrit Maqedonci: Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer amerikan me…

Lexo më shumë

“Ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit”, Kurti i shkon në vizitë kombëtares para finales me Turqinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para kësaj sfide historike përballë Turqisë. Fillimisht, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi kryeministrin Kurti, ministrin e Sportit, Blerim Gashiani dhe zëvendësministren Daulina Osmani, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar. Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, kryeministri Kurti i uroi Dardanët për fitoren historike në Bratisllavë, duke theksuar se rrugëtimi deri në…

Lexo më shumë

DioGuardi mesazh për Kombëtaren e Kosovës: Mezi pres t’ju takoj në Amerikë

Në prag të finales historike kundër Turqisë, Kombëtarja e Kosovës ka marrë një urim të veçantë nga shqiptari, ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi. Përmes një mesazhi emocionues, DioGuardi ka kujtuar betejat e gjata për lirinë e Kosovës, duke krahasuar suksesin sportiv të sotëm me qëndresën historike të popullit shqiptar. “Kam qenë në Uashington me ju duke luftuar për të drejtat e popullit shqiptar. Do të doja shumë të isha në ndeshje me ju, por të gjithë e dinë se çfarë keni arritur. Keni bërë diçka që është thuajse e pamundur; keni…

Lexo më shumë