Në majë të Trekufirit — 2.366 metra lartësi, me Kosovën pas shpine, Shqipërinë në të majtë dhe Malin e Zi përpara — turisti evropian kupton pse ky rajon po tërheq gjithnjë e më shumë skitouristë nga e gjithë Europa. Poshtë shtrihet lugina e Dobërdolit, e bardhë dhe e paprekur, pa asnjë kullë liftash, pa asnjë zhurmë përveç erës. Ky është skitourizmi në Bjeshkët e Nemuna. Kompania Balkan Natural Adventure (BNA), me seli në Pejë, po e pozicionon rajonin si një nga destinacionet më të veçanta të skitourizimit në Evropë — dhe…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Kurti me homazhe për nder të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, por çka shkroi ai në librin e zisë?
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për nder të jetës dhe veprës së akademikut të ndjerë, Rexhep Qosja. Me këtë rast kryeministri Kurti shkroi në librin e zisë: Akademik e profesor Rexhep Qosja është mendje e ndritur që do të udhëzojë edhe shumë breza të tjerë pas nesh se si të ecin përpara në të ardhmen më të mirë për kombin e shoqërinë, me punë të palodhshme, mendim kritik, dashuri për atdheun dhe dije që zgjerohet. Vepra e tij…
Lexo më shumëKraja: Dikush në AShAK duhet ta pastrojë ndërgjegjen pse ia mbylli derën Qosjes
Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka thënë se dikush në Akademi ka punë ta pastrojë ndërgjegjën e tij, për sjelljen në raport me Rexhep Qosjën, akademikun e shquar shqiptar që vdiq të enjten. Kraja shkroi në rrjetin social Facebook se duhet të gjejnë kurajë dhe ta pastrojnë ndërgjegjën e tyre edhe ata që shpifën, e shkeën dhe u përpoqën ta njollosnin emrin e Qosjes. Ai e kujtoi Qosjen si një prej idealistëve më të mëdhenj të kombit. Shkrimi i plotë i akademik Mehmet Krajës:…
Lexo më shumëASHAK për ndarjen nga jeta të akademikut, Rexhep Qosja: Humbje e rëndë për kombin shqiptar
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e Rexhep Qosjes i cili vdiq në moshën 89-vjeçare. Kjo akademi thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe anëtarit të saj e morën gjatë një aktiviteti të përbashkët në Tiranë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. “Sot, gjatë një aktiviteti të përbashkët të organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të akademikut, studiuesit dhe shkrimtarit Rexhep Qosja, anëtar…
Lexo më shumëNdahet nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur nga Vuthajt, Rexhep Qosja — varrimi u mbajt në rreth të ngushtë familjar
Sot, më 23 prill 2026, është ndarë nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur shqiptar, bashkëvendasi ynë nga Vuthajt, Rexhep Qosja. Sipas njoftimit të nipit të tij, Valjet Rexhepi, ceremonia e varrimit është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, në përputhje me dëshirën e të ndjerit. Familja ka bërë të ditur gjithashtu se, me vullnetin e Qosjes, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe nuk do të ketë pjesëmarrje në organizime institucionale. “Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.…
Lexo më shumë