U mbajt në Vuthaj “Kampi Regjional Euroatlantik” i njëmbëdhjetë REACT 2018 (foto)

Nga data 03 deri më 08 Shtatorë 2018 zhvilloj punimet “Kampi Regjional Euroatlantik”, Ceremonia e hapjes u bë në fshatin Vuthaj në ambientet e shkelqyeshme të Etno Shtëpisë ”ROSI” .

Për këtë shkollë verore  këtë viti është rënë dakord në takimin e mëhershëm në mes të përfaqësuesve të Komunës së Gucisë dhe organizatës joqeveritare ALFA Centar ku Komuna e Gucisë do ta mbështesë financiarisht mbajtjen e këtij kampi. Çdo vit ky kamp në Mal të Zi  mbledh rreth 100 të rinj  dhe 20 lektorë nga 40 shtete.

Përveç temave për mbrojtje, ushtri dhe NATO, REACT i këtij viti do të plotësohet edhe me tema të lidhura me procesin integrues të Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian. REACT çdo vit mbahet në ndonjë nga komunat e veriut të Malit të Zi.

Duke pasur parasysh nevojën për promovim në përgjithësi të rajonit të veriut, konsiderojmë se mbajtja e REACT në Vuthaj- Guci do të kontribuoj drejt këtij qëllimi. Gjat rrjedhës punimve te këtij kampingu u zvilluan shume aktivitete te  planifikuara, si aktivitete në Vuthaj, vizita te Krojet e Ali Pashës, Ujëvara në Vuthaj dhe te Syri i Kaltër  gjithashtu edhe në bjeshke te  Gërbajë.

 

/Plava e Gucia Sot

Etno Shtëpina ”ROSI” në Vuthaj
Ambientet e Etno Shtëpisë ”ROSI”