Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Nju Jork gazetari dhe regjisori i shquar Ilir Buçpapaj. Ilir Buçpapaj ka lindur më 15 shtator 1952 në qytetin Bajram Curri. Shkollën 8 vjeçare dhe të mesmen e përgjithshme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, dega gjuhë-letërsi shqipe. Punoi arsimtar në Shkollën 8 vjeçare të qytetit, në Shoshan, në Gjimnazin e Fierzës. Nga viti 1981 deri në vitin 1992 punoi gazetar-reporter i Radiotelevizionit Shqiptar për rrethet Tropojë-Kukës. Nga viti 1992 deri sa doli në…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Qeveria e Kosovës miraton masa të reja për luftim të pandemisë
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Fotografi nga arkivi. Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten, 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet. Në vendim është thënë se situata epidemiologjike është e qetë, mirëpo rreziku mbetet pasi varianti Omicron është dominues. Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese. Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR,…
Lexo më shumëShkup, akuza për diskriminim ndaj shqiptarëve në mbrojtje dhe ushtri
Reformat në administratën shtetërore të Maqedonisë së Veriut duhet të bëhen duke ndjekur parimet e Marrëveshjes së Ohrit të cilat janë ndjekur në hartimin e ligjeve të vendit. Megjithatë ende ka paqartësi kur është fjala për zbatimin e plotë në praktikë. Së fundmi, disa punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes njoftuan Zërin e Amerikës lidhur me ankesat e tyre për diskriminimi mbi baza etnike. Korrespondenti ynë Isak Ramadani bisedoi me njërin nga ta dhe me një zyrtar të lartë të Ministrisë, i cili i kundërshton këto akuza. Muhaedin Bela, kolonel në…
Lexo më shumëPërvjetori i lindjes së Akademikut Fehmi Agani me origjinë nga Plava
Më 23 janar 1932 në Gjakovë lindi Fehmi Agani, akademiku, sociologu dhe politikani i cili konsiderohej të ishte mendimtari kryesor dhe strategu politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në vitet ’90. Ai përfaqësoi LDK-në në negociatat ndërkombëtare para Luftës së Kosovës 1998-1999, dhe për shkak të ideve dhe angazhimeve të tij për çlirimin e Kosovës, ai u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 6 maj 1999. Akademik Fehmi Agani- Biografia Fehmi Agani lindi në një kohë kur varfëria dhe terrori serb mbi popullin shqiptar po…
Lexo më shumëLe Moniteur Universel (1862) : Prodhimi i mëndafshit në Shkodër
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2022 “Le Moniteur Universel” ka botuar, të mërkurën e 18 qershorit 1862, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me prodhimin e mëndafshit në Shkodër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Turqi Prodhimi i mëndafshit Na kanë shkruajtuar nga Shkodra e Shqipërisë më 30 prill 1862 : Prodhimi i mëndafshit duket se do të jetë i bollshëm këtë vit. Lajmet që na vijnë nga brenda janë të favorshme dhe prodhimtarët shpresojnë të rikuperojnë…
Lexo më shumë