EPOPEJA E UÇK-së NË NEW YORK

Popujt që nuk mësojnë dhe nuk i kujtojnë sakrificat, i përsërisin ato. Populli shqiptar edhe mëson edhe i kujton sakrificat e tij heroike. Me datën 11 Mars 2018, e dielë, komuniteti shqiptaro-amerikan prej orës 10AM deri në ora 2PM te varrezat e Dëshmorëve Bytyqi në Yonkers, nderon rënien e tre vëllezërve Bytyqi dhe të gjithë dëshmorëve, ushtarëve dhe kontribueseve të Luftë së UÇK-së. Shoqata “Atlantiku” me bashkësponzorët e këtij manifestimi nderues ju fton që pas vizitës së Varrezave të Tre Vëllezërve Bytyqi prej orës 11AM të na bashkangjiteni për një mbledhi me ushqim dore dhe pije në Royal Regency, 165 Tuckahoe Rd., Yonkers, NY 10710. Duke nderuar Epopenë e UÇK-së secili dhe secila shqiptaro-amerikane nderon vetveten, familjen dhe kombin. Ju mirëpresim me 11 Mars 2018 Rroftë Atdheu Ynë! Rroftë Kombi Shqiptar!