Abazoviq përballet me protestuesit pas paralajmërimeve për qeveri të pakicës

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është përballur me protestuesit, pasi qytetarët janë shprehur të pakënaqur për formimin e një qeverie pakicë. Protestuesit i kanë dalë në pritë Abazoviqit pas daljes së tij nga një emision televiziv.  Abazoviq iu afrua protestuesve dhe siç mund të shihej tentoi të fliste, por nuk ndodhi. Por, pas disa përpjekjesh, Abazoviq ka shkëmbyer disa fjali me të mbledhurit, duke thënë se aleanca “Bardhezi” nuk do të jetë me Partimë Demokrate të Socialistëve (DPS) dhe se nuk do të ketë tradhti.  “Nuk ka pasur kurrë…

Lexo më shumë

Nimanbegu dënon ashpër fjalët ofenduese drejtuar Dritan Abazoviqit dhe shqiptarëve

Kryetar i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka reaguar për fjalët fyese që iu thanë zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, nga një disa protestues në Podgoricë. Ai u kërkoi maturi politike dhe njerëzore të gjithë akterëve politikë. “Dënojmë ashpër fjalët ofenduese drejtuar zv.kryeministrit Dritan Abazoviq, me bazë nacionale nga ana e protestuesve para RTMZ sonte në Podgoricë. Këto ofendime nuk janë vetëm personale por ofendim i të gjithë popullit tonë.” shkroi Nimanbegu në një postim në Facebook. Tutje, ai tha se ftesat për protesta dhe akuzat për tradhti…

Lexo më shumë

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi: Shkarkimi i Abazoviq, pika e parë në rend të ditës

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ka caktuar tri seanca për muajin shkurt. Këto tri seanca do t’i kushtohen çështjeve aktuale që kanë të bëjnë me nismën për ndryshimin e Qeverisë dhe shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Seanca e parë e jashtëzakonshme, me kërkesë të Qeverisë, do të mbahet më 3 shkurt në ora 11:00, me dy pika të rendit të ditës – propozimin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazovic dhe propozimin për zgjedhjen e zv. Kryeministër. Siç ka shkruar tashmë Portali RTCG, kryeministri Zdravko Krivokapiq ka…

Lexo më shumë

Nis puna për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë

NATO Në Kuçovë ka nisur puna për të realizuar projektin për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s. Në aktivitetin që shënoi nisjen e këtyre punimeve ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ushtrisë shqiptare. Kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë si një lajm të mirëseardhur. Sipas tij, ky projekt nuk do të ketë ndikim vetëm në fushën e mbrojtjes në rajon, por edhe në ekonominë…

Lexo më shumë

Kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviqin

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq. Në vend të Abazoviq, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi. “Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai. Kujtojmë se Abazoviq ka ndërmarr një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.

Lexo më shumë