Sërish dridhje toke në Plavë Guci

11 shkurt 2018

Tërmeti  i sotëm ne Plave Guci ishte 4 shkallë te Rihter

“Sektori Sizmologjik i Institutit për Hidrometeorologji dhe Seizmologji I malit te Zi sot me 11 shkurt 2018 regjistroi ne orën 14 e 5-minuta  një termet me fuqi te mesme me epiqendër  8 km në veriperëndim të Plavës (Mali i Zi). Forca e këtij tërmeti në  epiqendër ishte me shkallë 4.0 te shkallës  së Rihter, e cila korrespondon me intensitetin e  shkallës VI të shkallës Markalit (MCS). Pika e këtij tërmeti goditi  në një thellësi prej 9 km, “thekson njoftimi i Institutit Seizmologjik të Malit të Zi.

Dridhjet e tokës sot shkaktuan panik në mesin e njerëzve të Plave, Guci dhe ne te gjithë vendin..

Departamenti thekson se kur të merren parasysh të gjitha parametrat, e dridhjes në epiqendër  tërmetet si ky mund të shkaktoj  pak dëme materiale. / Plava e Gucia Sot