Bie bora e parë në Kosovë, zbardhen malet e Rugovës

Ndonëse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, temperaturat e ulëta që na kanë shoqëruar këto ditë kanë bërë që në disa vise kodrinore-malore të fillojnë edhe reshjet e borës. Pas Bajgores, siç shihet në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale reshjet e borës kanë filluar edhe në Rugovë të Pejës. Ndryshe, sot gjatë ditës pritet të ketë mot pjesërisht të vranët, derisa prej të premtes dhe përgjatë fundajës do të ketë kthjellime dhe pritet të jetë më ngrohtë.

Lexo më shumë

SHBA-ja lehtëson kufizimet e udhëtimit për të huajt

Në muajin nëntor, Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë kufizimet për hyrje të udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe vendet tjera. Nga ky muaj, udhëtarët e huaj do të lejohen të fluturojnë në SHBA nëse vaksinohen plotësisht, i nënshtrohen testimit dhe procesit të gjurmimit të kontakteve. Që nga fillimi i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara patën vendosur masa të ashpra të kufizimeve në udhëtime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë e COVID-19, Jeff Zients më 20 shtator, tha se kjo…

Lexo më shumë

Gjukanoviqi e godet Vuçiqin nga SHBA-ja: Ballkani kërcënohet nga disa ide politike prapambetëse

Presidenti i Malit të Zi, Mila Gjukanoviq, i cili po merr pjesë në një sesion të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se reflektime të forta të “trazirave politike globale” po ndihen në rajon dhe se këto shqetësime kanë çuar në rizgjimin, siç tha ai, të disa ideve politike prapambetëse, raportojnë mediat malazeze. Gjukanoviq tha nga Nju Jorku, pas një darke pune joformale të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, se këto ide politike retrograde u…

Lexo më shumë

Kombformimi shqiptar sipas teorive te nacionalizmit

Fatmir Lekaj, “Kombformimi dhe përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe barazi: Një qasje teoriko-interpretuese”, Armagedoni, Prishtinë, 2021 Shkruan: Enis SULSTAROVA, Tiranë Te botimet shqiptare ka një mori veprash historike për periudhën moderne të kombit shqiptar, që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët tona, por janë të paktat veprat studimore që e trajtojnë këtë periudhë, por edhe periudhat historike që i paraprijnë, prej këndvështrimit të qasjeve teorike të nacionalizmit. Vepra që trajtojnë historinë shqiptare prej qasjeve teorike bashkëkohore mbi nacionalizmin ndoshta nuk shtojnë informacion të ri për sa i përket ngjarjeve…

Lexo më shumë

Rama mbështet vendimin e Kosovës për reciprocitet: Serbia të bashkëpunojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë për targat e automjeteve nga ana e Kosovës. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova ka ngritur problemin me plot të drejtë. “Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama. Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet me targa të Serbisë duhet t’i zëvendësojnë ato…

Lexo më shumë