Apple ‘njeh territorin e Kosovës’ me sistemin e ri operativ iOS 15?

Për dallim nga softuerët paraprak, tani Apple, në sistemin e ri operativ, siç duket, kufijtë e Kosovës i ka shënuar me një vijë të plotë, e jo siç ka qenë më parë, me vijë të ndërprerë. Një konstatim i tillë mund të nxirret së paku nga pretendimet e disa përdoruesve të këtij softueri, sipas të cilëve me azhurnimin e softuerit të ri, harta e Kosovës duket me vijë të plotë. Dhe ky hap i Apple supozohet të jetë hedhur në sistemin e ri operativ iOS 15. Aty Kosova mund të…

Lexo më shumë

Padi penale ndaj dy mjekëve në Ulqin

Policia e Malit të Zi ka ngritur dy padi penale kundër mjekëve me incialet J.I (65) dhe I.J (59) nën dyshimin për trajtimin e paautorizuar të pacientëve në një klinikë të improvizuar në vendpushimin turistik Ada e Bunës. I dyshuari i parë është shtetas i Serbisë me banim në Tivar, ku punon si specialist urolog , dhe akuzohet se ka kryer veprën penale të veprimtarisë së paligjshme ekonomike,thuhet në deklaratë. I dyshuari i dytë punon si mjek internist në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe akuzohet se ka kryer ekzaminime…

Lexo më shumë

Abazoviq takim me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe boshnjake

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u takua të hënën në Podgoricë me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe asaj boshnjake. “Ishte kënaqësi që të hënën të shkëmbejë mendimet mbi situatën aktuale politike me kolegët nga partitë e pakicave”, deklaroi Abazoviq. Ai tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë më shumë për inkuadrimin më të madh të shoqërisë dhe afirmimin e vlerave euroatlantike.

Lexo më shumë

Flet ish-negociatori serb: Ka skaduar marrëveshja për targat e veturave, Serbia po gënjen

Borko Stefanoviq, ish-negociatori i Serbisë, ka pasur fjalë qortuese për pushtetin në Serbi në lidhje me oepracionin në veri sa i përket dezinformimit të një marrëveshjeje të vitit 2016 për targat. Ai ka konfirmuar se kjo marrëveshje për targat e veturave ka skaduar. “Marrëveshja është arritur më 2011-n, që qytetarët me targa të Kosovës duhet të vënë targa të përkohshme në momentin kur futen në Serbi. Më 2016, Vuçiqi dhe Daçiqi pranuan se kjo vlen edhe pesë vjet. Kjo tash ka skaduar. Po gënjen regjimi juaj. Shpjegojani serbëve në Kosovë…

Lexo më shumë

Për të kontrolluar situatën në Jarinje, njësia Speciale përdorin dronët

Njësia Speciale përdorin dronët për kontrolluar situatën në Jarinje Policia e Kosovës është duke përdorur edhe dronët për të vëzhguar  situatën në veri të Kosovës. Përderisa janë duke ndaluar automjetet  që hynë më targa KS,  ata janë parë dukë mbikëqyrur gjendjen edhe përmes dronëve. Ndryshe me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, automjeteve që po hyjnë nga Serbia në Kosovës duhet të kenë targat e përkohshme RKS.

Lexo më shumë